Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë deklaratës, Vangjeli publikoi një kronologji dokumentesh që, sipas saj, tregon se fatura është lëshuar përpara urdhrit për zhvillimin e procedurës dhe përpara lidhjes së kontratës.

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetrë skandal qeveritar me pagesat për TIMAK Defence. Duke folur në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ngre pikëpyetje lidhur me një pagesë prej 8.6 milionë lekësh ndaj kompanisë “TIMAK Defence”, duke pretenduar se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës.
Gjatë deklaratës, Vangjeli publikoi një kronologji dokumentesh që, sipas saj, tregon se fatura është lëshuar përpara urdhrit për zhvillimin e procedurës dhe përpara lidhjes së kontratës. Sipas dokumenteve të publikuara nga PD, më 8 korrik 2026 “TIMAK Defence” ka lëshuar faturën nr. 83/2026. Më 22 korrik është nxjerrë urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës, ndërsa më 6 gusht është lidhur kontrata nr. 3419/8.
Më 18 gusht 2026, sipas deklaratës, Thesari i ka paguar kompanisë 8.641.296 lekë si parapagim për blerjen e automjeteve për IKMT. PD pretendon se kjo kronologji ngre pikëpyetje mbi mënyrën e ndjekjes së procedurës, pasi fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit për zhvillimin e saj dhe 29 ditë përpara lidhjes së kontratës.
Partia Demokratike ngre gjithashtu pyetje mbi përdorimin e VKM-së nr. 638, datë 5 nëntor 2025, si referencë për pagesën dhe kërkon sqarime mbi marrëdhëniet e kompanisë “TIMAK Defence” me KAYO-n.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli
‘TIMAK DEFENCE’: Kur fatura vjen para procedurës dhe kontrata vjen më pas.
Një tjetër rast që kërkon përgjigje.
Përfituesi është ‘TIMAK Defence’, partneri i KAYO-s. Për pagesën përdoret si referencë edhe VKM nr. 638, datë 05.11.2025.
Kronologjia e dokumenteve është e qartë:
8 korrik 2026-’TIMAK Defence’ lëshon faturën nr. 83/2026.
22 korrik 2026-del urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës.
6 gusht 2026-lidhet kontrata nr. 3419/8.
18 gusht 2026-Thesari i paguan ‘TIMAK Defence’ 8.641.296 lekë, si parapagim për blerje automjetesh për IKMT.
Pra, fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit të procedurës dhe 29 ditë përpara kontratës!
Pyetje?
Si mund të faturohet një kontratë përpara se të urdhërohet procedura dhe përpara se të ekzistojë kontrata?
A po përdoret VKM-ja si mburojë ligjore për t’i çuar fondet publike një kompanie të lidhur me KAYO-n?
Sepse rendi normal është:
procedura→kontrata→fatura→pagesa.
Këtu dokumentet tregojnë:
fatura→procedura→kontrata→pagesa.
Kush e kishte sigurinë se kontrata do të lidhej, kur fatura ishte lëshuar ende pa dalë urdhri për procedurën?
Kjo është ajo që Ministria e Brendshme duhet t’u shpjegojë shqiptarëve.
Faturat nuk mund të paraprijnë procedurat.
Kontratat nuk mund të justifikojnë retroaktivisht faturat.
Paratë publike nuk mund të shpërndahen pa transparencë.
Dokumentet janë aty. Tani presim përgjigjet./Dosja.al
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku thekso...
Vlora Hyseni TIRANË- Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ditës së shtun&e...
Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi nuk do të ndalet derisa përgjegjësit për sulmin në Banjskë...
Fotografitë e katër ish-eprorëve të UÇK-së janë vendosur në afërsi të ndërtesës së Qeveris&...
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke patrulluar pranë Manastirit të Banjskës Në përvjetorin e ...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, se e gjithë...
Gazmend Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndaj...
Eni Ferhati TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka nxjerr detaje nga kontrollet në banesën e ish-Drejtorit të Policisë Ilir Proda. I ftua...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pasur dijeni dhe përgjegjësi për veprimet e...