26 June 2023, 12:28
Nga DOSJA
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. Ministri Peleshi u prit me një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit nga homologu i tij, Yoav Gallant. Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan Memorandumin e ri të Mirëkuptimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, marrëveshje e nivelit të lartë që krijon një bazë solide ligjore për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, teknologjisë ushtarake, trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit.
Zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit, që është kornizuar në çdo dispozitë të marrëveshjes së re, do të reflektojë marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe diplomatike si dhe vlerësimin reciprok që populli hebre dhe ai shqiptar kanë për njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një draft të negociuar prej disa muajsh nga stafet respektive, me qëllimin dhe dëshirën e mirë për të nisur një epokë të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Dy ministrat biseduan në lidhje me zhvillimet më të reja në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme si dhe në Ukrainë.
Peleshi rikonfirmoi vullnetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare, për intensifikimin e bashkëpunimit me Izraelin në fushën e mbrojtjes, në mënyrë të veçantë në sigurinë kibernetike, industrinë e mbrojtjes dhe shkëmbimin e informacionit. Ministri i Mbrojtjes theksoi se qëndrimi i Shqipërisë për Lindjen e Mesme, vijon të jetë ai për një rajon në paqe dhe në stabilitet, me një dialog të qëndrueshëm ndërmjet faktorëve. Por theksoi se nuk ka asnjë tolerancë për aktet terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe popullit të tij, pasi terrori dhe dhuna kundër një populli nuk mund të tolerohet dhe të justifikohet.
Vëmendje të veçantë gjatë diskutimeve mori situata në Ballkanin Perëndimor. Peleshi vlerësoi mbështetjen që Izraeli i jep Republikës së Kosovës, njohjen e pavarësisë së saj dhe ftoi Gallant për një lobim më të fuqishëm për shtimin e njohjeve ndërmjet vendeve që janë ende skeptike. Vizita e Ministrit të Mbrojtjes në Izrael, do të vijojë me takime të nivelit të lartë.
Politike
26 June 2023, 12:31
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi edhe një herë se kryeministri Edi Rama po ndërhyn në...
Politike
26 June 2023, 12:23
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të lirimit të tre policëve të Kosov&eum...
Politike
26 June 2023, 11:52
A.B
Eni Zake
TIRANË- Universiteti i Korçës “ Fan Noli” rrezikon mbylljen ose bashkimin me atë të Tiranës. Mes shum&...
Politike
26 June 2023, 11:17
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të lirimit nga burgu të tre policëve të Kosovës nga Serbia. P&eu...
Politike
26 June 2023, 07:57
A.B
Edi Rama, Charles Michel
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë nj&e...
Politike
25 June 2023, 16:13
m.s
Kreshnik Hajdari
KUÇOVË- SPAK ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Prokuroria e Posaçme i ...
Politike
25 June 2023, 12:57
A.B
Policia
SHKODËR- Zëvendës drejtori Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë n&...
Politike
25 June 2023, 09:42
A.B
Edi Rama
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar disa pamje nga brenda zyrave të bashkisë s&eum...
Politike
24 June 2023, 22:24
I.A
Posteri
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua për korrupsion pasiv, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit ...
Politike
24 June 2023, 21:15
I.A
TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga momenti i arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Gjici u a...