Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bardhi thekson se përgjimet e Ron Yeffet ngrenë akuza shumë serioze ndaj pushtetit të Edi Ramës dhe se këto nuk janë thjesht akuza politike, por preket siguria kombëtare, ligji shqiptar, si dhe detyrimet që ka Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me audiopërgjimet e publikuara nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj, që sipas tij, zbulojnë një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se përgjimet e Ron Yeffet ngrenë akuza shumë serioze ndaj pushtetit të Edi Ramës dhe se këto nuk janë thjesht akuza politike, por preket siguria kombëtare, ligji shqiptar, si dhe detyrimet që ka Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s.
Bardhi thekson gjithashtu se këtë janë pretendime që kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe i bën thirrje SPAK që të veprojë pa vonesë dhe të marrë në administrim materialet e publikuara. Në fund të reagimit, Bardhi shprehet se Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji dhe jo interesi.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Intervista e mbrëmshme e ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e bëra publike ngrenë akuza jashtëzakonisht serioze për mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës. Këto nuk janë më thjesht akuza politike. Janë pretendime që kërkojnë hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pandikuar nga SPAK.
SPAK duhet t’i administrojë këto materiale pa asnjë vonesë. Sepse ajo që pretendohet është tronditëse: ndarje pasurish publike, favorizim interesash private, presione ndaj bizneseve dhe përdorim i parave të shqiptarëve jashtë rregullave dhe transparencës.
Këto akuza provojnë se kemi përpara një sistem të kapjes së shtetit, jo një qeverisje normale. Por më e rëndë është ajo që tregohet në lidhje me kompaninë shtetërore KAYO dhe mundësinë e trafikimit ndërkombëtar të armëve, me origjinë nga Afrika, për t’u paketuar në Shqipëri dhe më pas për t’u dërguar në zona konflikti.
Kjo nuk është një çështje që mund të mbyllet me një deklaratë politike. Kjo sepse kemi të bëjmë me një çështje që prek sigurinë kombëtare, ligjin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s. Dhe pyetjet janë të thjeshta: Kush e drejton këtë mekanizëm? Kush jep urdhrat? Kush përfiton? Kush mban përgjegjësi? Përgjigjia është vetëm një: Edi Rama!
Dje u bë edhe më e qartë se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk është gjë tjetër veçse një marionetë politike e Ron Yeffet, i vendosur në atë detyrë për t’i shërbyer interesave të pushtetit dhe për të kryer, bashkë me të, punët më të pista të Edi Ramës. Një emër në një post të rëndësishëm, por pa peshën dhe integritetin që kërkon ajo detyrë, një tjetër dëshmi e mënyrës se si Rama e përdor shtetin si instrument të interesave të tij politike.
Shqiptarët nuk mund të kenë një shtet ku ligji zbatohet për qytetarin, ndërsa pushteti qëndron mbi ligjin. Nuk mund të kenë një shtet ku pasuria publike trajtohet si pronë private. Nuk mund të kenë një qeveri ku institucionet përdoren për interesa të një rrethi të ngushtë njerëzish.
Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës.
Pasuritë publike nuk janë pronë e Edi Ramës.
Institucionet nuk janë pronë e Edi Ramës.
Dhe Shqipëria nuk është biznesi i askujt.
Prandaj kërkojmë hetim të plotë dhe përgjegjësi për çdo shkelje që provohet. Pa mburojë politike. Pa standarde të dyfishta. Pa pandëshkueshmëri. Edi Rama duhet të largohet. Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji, jo një pushtet ku sundon interesi. Shqipëria duhet të marrë frymë. Shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve./Dosja.al
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është ...
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale...
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta që prekin disa prej çështjeve më të diskutu...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministr...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka një listë të gjatë të atyre janë afera d...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industr...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një përgjim ku dëgjohet izraeliti Ron Yefet të thot...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar dhe protestën që sot ka hyrë në ditën e 100-të. N&e...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar edhe një fakt të rëndë të planifikuar nga Edi Rama dhe Ron...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Edi Ramën se i jep paratë e buxhetit të shtetit, Ron Yefet pa asnj&e...