23 June 2026, 16:12
Nga E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas përplasjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe Dritan Goxhaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Rama nuk e ka konfliktin me Goxhajn, por e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar dhe me të gjithë shqiptarët patriotë.
Sipas tij, Rama përmes këtij sulmi dha dy mesazhe, paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin.
Në fund, ai tha se Rama e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Edi Rama nuk e ka konfliktin me Dritan Goxhajn. Ai e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar, me të gjithë shqiptarët patriotë dhe me këdo që nuk pajtohet dhe as i nënshtrohet politikës së tij të verbër antikombëtare të vasalitetit ndaj Beogradit dhe gjithë armiqve të Shqipërisë.
Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që mbështeti projektin e rrezikshëm për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që promovoi “Ballkanin e Hapur” krah Vuçiçit.
Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që hodhi në gjyq Kryeministrin e Kosovës (Ramush Haradinaj) dhe që ka hyrë në përplasje të pandalshme me të gjitha institucionet dhe liderët politikë të Kosovës pa përjashtim.
Sot, Edi Rama nuk sulmoi një individ. Ai dha dy mesazhe. Paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin dhe gjithë vuçiçat si ai.
Ky është thelbi i (debatit) sulmit publik që nisi sot.
Halli ynë kombëtar nuk është as ç’ka bërë dhe as ç’mendon Dritan Goxhaj. Se jeta dhe idetë e tij nuk ndikojnë kombëtarisht.
Halli ynë është që Kryeministri i Shqipërisë e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.
Ta shporrim sa më parë këtë kancer!
Ky është MISIONI YNË KOMBËTAR DHE PATRIOTIK!/Dosja.al
tedi blushi dritan goxhaj edi rama
Politike
23 June 2026, 16:08
D.S
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar me një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, përme...
Politike
23 June 2026, 15:54
D.S
Kryeministri Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, qeveria e Shqipërisë nuk do të tërheqë mbështetj...
Politike
23 June 2026, 14:35
E. D
TIRANË- Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “...
Politike
23 June 2026, 14:00
Lorin Kadiu
TIRANË- Këtë javë lexova një libër që shumë qytetarë nuk e dinë se ekziston. Një botim i rëndë...
Politike
23 June 2026, 13:31
E. D
Dritan Goxha
TIRANË- Një dokument i lëshuar nga qeveria e Kosovës vërteton se Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i...
Politike
23 June 2026, 13:25
I.A
Manon Aubry
FRANCË- Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministri...
Politike
23 June 2026, 13:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Kët&...
Politike
23 June 2026, 12:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Financial Times&r...
Politike
23 June 2026, 12:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për projektin “Smart City”, tha se kamerat po administ...
Politike
23 June 2026, 12:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po rikthen survejimin e qytetarëve, duke...