LIVE UPDATES
Politike

Përplasjet në Kuvendin e Kosovës thellojnë ngërçin politik

Përplasjet verbale dhe shtyrjet fizike ndodhën ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes, por nuk pati të lënduar.

13 August 2026, 07:38 Nga E.d
Përplasjet në Kuvendin e Kosovës thellojnë
Pamje

Mosvazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përshkallëzoi të mërkurën përplasjet mes deputetëve, ndërsa partitë politike kërkojnë zgjidhje për bllokadën institucionale dhe zgjedhjen e presidentit.

Kreu i Vetëvendosjes, që njëherësh është edhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë deri në arritjen e një marrëveshjeje politike, sidomos për çështjen e presidentit, që do ta zhbllokonte ngërçin politik tashmë gati dyvjeçar.

Por partitë politike opozitare, që nuk duan marrëveshje me Vetëvendosjen, Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe Aleanca kërkuan që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që vjen nga Vetëvendosja, të thërrasë vazhdimin e seancës, pavarësisht se tashmë afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit ka kaluar.

Përplasje verbale dhe fizike pa plagosje

Përplasjet verbale dhe shtyrjet fizike ndodhën ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes, por nuk pati të lënduar.

Sipas nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, aktiviteti i partisë së dytë pas Vetëvendosjes "nuk do të kufizohet më vetëm brenda institucionit të parlamentit, por do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit në forma më të gjera të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar”.

"Ne i bëjmë thirrje Albin Kurtit, ta kthejmë vendin në binarë kushtetues, ta konstituojmë Kuvendin, t'u lejojmë deputetëve që të ushtrojnë mandatet e tyre. Ne nuk po kërkojmë pushtet, s'po kërkojmë marrëveshje për PDK-në. Po kërkojmë funksionimin e shtetit”, tha Çitaku.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, tha se "Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit dhe rendit kushtetues, duke shtuar se Aleanca "nuk do të lejojë që në asnjë mënyrë të dhunohet e drejta e qytetarëve për të pasur institucione”.

Afati për konstituimin

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi i Kosovës duhej të konstituohej më së voni deri më 7 gusht, 30 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por edhe pas kërkesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për kohë shtesë deri në arritjen e një marrëveshjeje politike, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët. Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në bisedime me Vetëvendosjen për një bashkëqeverisje të mundshme, akoma nuk janë pajtuar për marrëveshje politike, ndërkaq, dy partitë tjera PDK dhe Aleanca, që nuk duan marrëveshje me Vetëvendosjen, thonë se kalimi i afatit kushtetues për konstituim të Kuvendit, nuk e heq detyrimin për vazhdimin dhe përfundimin e seancës konstituive.

Vetëvendosja, nga ana tjetër, kërkon që paraprakisht të arrihet marrëveshje politike për çështjet kryesore, atë të presidentit, dhe pastaj të vazhdojnë punimet për konstituimin e parlamentit.

Reagimi i organizatave të shoqërisë civile

Për çështjen e afatit kushtetues të konstituimit të Kuvendit, 14 organizata të shoqërisë civile iu drejtuan me kërkesë për interpretim Gjykatës Kushtetuese. "Kërkojnë nga Gjykata të vlerësojë nëse aktgjykimi i saj është zbatuar në përputhje me përcaktimet dhe afatet e tij, pas dështimit të Kuvendit që të përfundojë procesin e konstituimit brenda afatit kushtetues”, thuhet në kërkesë. Edhe një grup prej 46 intelektualësh dhe akademikësh, përmes një letre të hapur bëjnë apel për formimin e institucioneve të reja dhe mbrojtjen e rendit kushtetues, duke thënë se "ngërçi politik ngre rrezikun të cenojë rendin kushtetues, demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës”.

"Kosova nuk mund të vazhdojë të mbetet pa institucione funksionale për shkak të kalkulimeve partiake, interpretimeve të njëanshme të Kushtetutës apo mungesës së vullnetit për kompromis demokratik”, thuhet ndër të tjera në letër.

"Gjykata Kushtetuese i ka qartësuar detyrimet e deputetëve lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe ka thënë qartë që askush nuk ka të drejtë të pengojë ose bllokojë konstituimin e Kuvendit. Nuk duhet lejuar që vendi të mbetet në një gjendje të paralizës institucionale, e cila krijon precedentë të dëmshëm dhe pasoja afatgjata për funksionimin e institucioneve, rendin kushtetues, stabilitetin dhe sigurinë e vendit”, thuhet më tej në letër.

Reagimi i BE-së

Edhe prania ndërkombëtare në Kosovë u ka bërë udhëheqësve politikë që t'i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve. Bashkimi Evropian, përmes zyrës në Prishtinë, u ka bërë thirrje partive "që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president”, duke paralajmëruar se "vonesat në formimin e institucioneve mund t'i pengojnë reformat dhe të ndikojnë në përfitimin e fondeve të BE-së”.

Sidoqoftë, një marrëveshje politike ndërmjet partisë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosjes, dhe partive opozitare është e domosdoshme në mënyrë që të shmangen edhe një palë zgjedhje të reja, që do të ishin të katërtat brenda dy vjetëve të fundit.

Kriza për zgjedhjen e presidentit mund të përsëritet

Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka 53 mandate dhe, së bashku me pakicat joserbe që kanë 10 ulëse, mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe ta formojë qeverinë, sepse u duhen vetëm minimumi i nevojshëm prej 61 votash nga 120 vende sa i ka parlamenti.

Për zgjedhjen e presidentit apo presidentes kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë, në mënyrë që votimi të jetë i vlefshëm, prandaj kriza për zgjedhjen e presidentit mund të përsëritet.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti dhe e treta në më pak se dy vjet, që Kosova provon të formojë institucione të qëndrueshme pas zgjedhjeve të njëpasnjëshme parlamentare. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të tetë qershorit u mbajtën sepse Kuvendi u shpërnda pasi dështoi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit. Një cikël i njëjtë zgjedhjesh mund të përsëritet nëse, brenda 60 ditëve të ardhshme pas konstituimit të Kuvendit, nuk ka marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit. Nëse mund të arrihet një marrëveshje ndërmjet Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila i ka 18 vende, atëherë do të arrihej numri i të paktën 81 votave, të mjaftueshme për votimin e presidentit/es të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë./DW

kosovë përplasjet pdk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin