Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
'Territorialja'/ Rama mbledh kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës, pret propozime për hartën e re (VIDEO)
Propozimi i PS-së për territorialen është kundërshtuar masivisht nga qytetarët dhe kryebashkiakë, të cilët nuk kanë pranuar shkrirjen e bashkisë dhe prej ditësh kanë protestuar.
12 August 2026, 15:03Nga E. D
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë në Kuç të Vlorës, kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Në fokus të takimit pritet të jetë reforma territoriale dhe riorganizimi i njësive të qeverisjes vendore.
Gjatë takimit pritet që kryetarët e bashkive të shpalosin në tryezë propozimet e tyre, të cilat i kanë marrë në takime konsultative me qytetarët. Të pranishëm në këtë takim janë edhe Ervin Demo, Ministri për Pushtetin Vendor dhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
Më herët në takim kanë mbërritur edhe kryetarja e Bashkisë Vlorë Bruna Mersini dhe kryetari i Bashkisë Himarë Vangjel Tavo. Propozimi i PS-së për territorialen është kundërshtuar masivisht nga qytetarët dhe kryebashkiakë, të cilët nuk kanë pranuar shkrirjen e bashkisë dhe prej ditësh kanë protestuar.
Sipas propozimit të PS-së, numri i bashkive do të ulet nga 61 në 46. Bashkitë që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas./Dosja.al