22 May 2026, 13:07
Nga E.d
Enea Karakaçi
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka folur për përplasjet e fundit që kanë ndodhur në aeroportin e Vlorës, mes dy kompanive private. Gjatë një konference për mediat, ministri Karakaçi deklaroi se Ministria do të ndërhyjë përmes klauzolave të kontratës për të gjetur një zgjidhje.
Ai theksoi se Ministria nuk është palë në konflikt dhe nuk ka interes të favorizojë asnjë palë. Karakaçi u shpreh se aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ndërsa shtoi se ai nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave.
"Ministria verën me shqetësim të thellë se sjellja deri tani e palë zhvilluese, konfliktet mes palëve, shkeljet kontraktuake kanë shkaktuar vonesë. Kjo nuk do tolerohet dhe do të ketë edhe penalitete. Ministria nuk është palë në konflikt dhe nuk ka interes të favorizojë asnjë palë, por do të marrim masa dhe do të ndërhyhet përmes klauzolave të kontratës që të hapet sa më shpejt.
Sa i përket klauzolave, siç e theksova, aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Nuk ndërtohen aeroporte çdo vit, as në botë. Aeroporti nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare.
Sa i përket afatit të vënies në punë të hekurudhës Tiranë-Durrës, shinat kryesore kanë përfunduar. Është një projekt me Bankën Europiane. Ka pasur vonesa, sepse kur është marrë kredia, projekti ka qenë i paplotë. Tashmë kemi edhe elektrifikimin, që është faza përmbyllëse.
Hekurudha Shqiptare, pasi e ka maturuar projektin me bankën, tashmë ka nisur procedurën për mbylljen e tre kilometrave të fundit, për ta sjellë hekurudhën te Stacioni i Trenit në Tiranë. Viti 2027 është i arritshëm, por do të stepesha t’ju jepja një afat të caktuar, sepse një pjesë e projektit është në fazën e prokurimit. Megjithatë, patjetër që në vitin 2027 do të kemi linjën e parë hekurudhore”, tha ministri./Dosja.al
enea karakaçi ministria konference
Politike
22 May 2026, 12:55
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se raporti i IBAR shpreh shqetësim edhe për vetingun. N&eum...
Politike
22 May 2026, 12:40
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për raportin e IBAR, për të cilin tha se BE po&nbs...
Politike
22 May 2026, 12:33
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se mafia e fjalës së lirë censuroi dhe mani...
Politike
22 May 2026, 12:20
I.A
Nikos Dendias dhe Edi Rama
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme ...
Politike
22 May 2026, 10:49
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka kritikuar dy marrëveshjet e fundit të opozitës me shumicën social...
Politike
22 May 2026, 10:31
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cil&e...
Politike
22 May 2026, 10:17
D.S
Erald Elezi
TIRANË- Kreu i OSHEE, Erald Elezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Më...
Politike
22 May 2026, 08:08
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot lidhur me procesin e integrimit europian të vendit, duke deklaruar se më 26 maj...
Politike
21 May 2026, 22:04
E. D
OSBE
TIRANË- Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kjo sh&eu...
Politike
21 May 2026, 21:52
E. D
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 100 vota pro dhe vetën 1 kundër ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. I vetimi që vëtoi kund...