16 May 2024, 14:52
Nga I.A
Edi Rama
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë dakordësuar dokumentat individuale të secilit vend për të gjitha reformat që lidhen me planin e ri të rritjes. Duke folur nga Mali i Zi, Rama tha se nga sot nis zbatimi dhe mundësia e lëvrimit të granteve dhe kredive për projektet. Po ashtu ai ka theksuar se Shqipëria dotë plotësojë të gjitha detyrat e saj në afat, në mënyrë që të hapen dyert e anëtarësimit në BE.
"E para sot, ne praktikisht sot kemi dakordësuar plotësisht dokumentat individuale të secilit vend për të gjitha reformat që lidhen me planin e ri të rritjes. Janë të gjitha të dakordësuara dhe nga sot fillon zbatimi dhe nga sot fillon edhe mundësia e lëvrimit të parave. E dyta, unë nuk thashë gangrenë, por thashë fenomen shqetësues. Gangrenë ka qenë, tani është një fenomen shqetësues korrupsioni dhe ato reforma që unë prezantova janë reforma, të cilat kërkohen edhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian sepse kam dëgjuar shumë broçkulla lidhur me këtë. Interpretime të tipit, “pse tani pas 11 vitesh u kujtua Edi Rama që të reformojë administratën”, ndërkohë që kjo është një mënyrë e të parit shumë dritëshkurtër sepse pikërisht pse në këto 11 vjet, që s’janë bërë akoma se bëhen në tetor ekzaktësisht, kemi bërë gjithë ato që kemi bërë, kemi hapur dhe negociatat.
Ose kur vjen puna te drejtësia që lidhet kjo me SPAK-un, por në fakt po të lexosh udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës miratuar edhe të dakordësuar me BE dhe po të shikosh raportin e BE nga diagnoza e procesit të screening, më shumë se 50% të detyrave për Shqipërinë janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë. Pra, të gjitha këto se bashku do të bëjnë të mundur që ne të jemi anëtar të Bashkimit Europian, ndërsa plani i ri i rritjes lidhet specifikisht me reforma dhe masa të caktuara që janë dakordësuar, i kemi vendosur në tavolinë cilat do të jenë, kur do të bëhen dhe ata do të ndjekin në rrugë e sipër nëse ne do t’i bëjmë dhe do t’i bëjmë në afat. Unë jam i bindur që do t’i bëjmë në afat, se s’ka asnjë arsye për të mos i bërë. Ndërkohë kundër kësaj do të fitojmë ato pjesë të integrimit të plotë sipas atyre hapësirave që janë hapur për momentin. Pra do të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian në ato hapësira dhe nga ana tjetër do të marrim dhe fondet, patjetër," tha Rama.
edi rama
Politike
16 May 2024, 14:46
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - Deputeti Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohet marrëvëshja për pension...
Politike
16 May 2024, 14:42
I.A
Leonard Duka
BELGJIKË- Kreu i klanit Duka, Leonard Duka ka kërkuar azil në Belgjikë. Duka u arrestua në vitin 2023 n&eum...
Politike
16 May 2024, 14:20
B.Z
Elvis Roshi
TIRANË - Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, ka dalë nga ambjentet e SPAK aty ku u paraqit paraditen e kësaj të e...
Politike
16 May 2024, 14:10
M.B
Foto nga takimi
GJERMANI- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetari i kësaj partie, Agron Gjekmarkaj, jan...
Politike
16 May 2024, 13:53
B.Z
Belinda Balluku
TIRANË - Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka de...
Politike
16 May 2024, 13:53
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dal sot në një de...
Politike
16 May 2024, 13:08
N.F
TIRANË- Seanca e radhës gjyqsore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belri mësohet se do të mbahet me dat&...
Politike
16 May 2024, 12:54
B.Z
Irena Gjoka, Sali Berisha
TIRANË - Avokatët e kreut të PD-së, Sali Berisha kanë depozituar këtë të enjte në GJ...
Politike
16 May 2024, 12:45
B.Z
Damian Gjiknuri
TIRANË - Deputeti Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohet për marrëveshjen e pen...
Politike
16 May 2024, 12:40
M.B
Fotoja familjare
KOTORR- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë sot në një Smit në ...