18 October 2024, 13:17
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat ka folur lidhur me protestën e djeshme të deputetëve të opozitës brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit.
Berisha tha se nuk ka ndodhur kurrë që policia të futet në Kuvend, ndërs ai cilësoi veprimet e tyre si tipike të një diktature. Ai përmendi edhe përjashtimin e deputetes Elda Hoti, ku tha se substanbcat që ajo hodhi në Kuvend ishin parfum.
Berisha përshëndeti atë që ai e quajti qëndrim të deputetëve të opozitës para "akteve puçiste". Ai shtoi se mosbindja civile do t’u japë përgjigjen më të merituar akteve, sipas tij, kriminale antikushtetuese ndaj opozitës.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Shqipëria është një diktaturë krimi, droge dhe vjedhje. Është një mobokraci. Dhe atyre që bëjnë teorizimin e diktaturës demokratike, atyre u them se jeni mjerimi njerëzor.Se nuk ka diktaturë demokratike. Se tipari më kardinal i një diktature, u them atyre mjeranëve që nuk u mjafton një jetë për t’u bërë njerëz, është të gjitha pushtetet në duart e një njeriu.
Ai që dyshon sot se kjo nuk është e vërtetë në Shqipëri, ai është jashtë këtij realiteti në variantin më të pakët, ose pastaj i decelebruar nga paratë e krimit që e ushqen qeveria.
Unë ndjek me interes, por ne sot pra, çfarë janë veprimet e djeshme? Veprimet e djeshme janë tipike të një diktaturë.
Dhe unë dëgjova opinionistë të krahut qeveritar se këto kanë ndodhur, nuk kanë ndodhur kurrë, u them unë atyre, që policia të hyjë në parlament.
Nuk ka ndodhur kurrë. Por mos shfrytëzoni mikrofonat për të mashtruar publikun. Pra, ka një ligj dhe një Kushtetutë, por ky regjim nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë. Spirogjoka urdhëronte gardistë pa ligj që të nxirrnin me forcë deputeten e PD. Pse?
Sepse hodhe helme toksike, thoshte Spirogjoka, në një kohë kur ato ishin substanca parfumike. Sjellja jashtë, thirrja nga deshendenti i kryexhelatit të gjithë kohërave, Enver Hoxha, bastardi Ervin Hoxha, që filloi ta bënte Hoxhaj njëherë, edhe ai është me dy-tre mbiemra, por ato do të vijnë më vonë...
Pra, fut RENEA-an, në të cilën dihet që ka kriminelë, trafikantë dhe një prej tyre ishte ai i tregoi revolen deputetit të PD.
Unë e përgëzoj deputetin Luan Baçi për përgjigjen që i dha dhe ftoj çdo qytetar t’u japë këtyre banditëve përgjigjen që meritojnë. Pra, ishte, po ta marrësh, po këta nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë, se ato ishin akte puçiste.
Nuk mund të fusësh në territorin e parlamentit, pa vendim të parlamentit, forca të tjera përveç gardës së republikës.
Duhet të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme që të angazhosh forca të tjera në parlament. Ndaj, këto komente kam unë, por përfitoj nga rasti t’i përshëndes, t’i përgëzoj deputetët guximtarë, të cilët qëndruan të pamposhtur si përfaqësues të popullit opozitar dje brenda sallës dhe jashtë sallës. Garantoj se mosbindja civile do t’u japë përgjigjen më të merituar këtyre akteve kriminale antikushtetuese ndaj opozitës.
sali berisha
Politike
18 October 2024, 13:20
N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- KQZ i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit, Erjon Mekajt. Mekaj është zyr...
Politike
18 October 2024, 13:06
r.ll
selia e pd
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar dy qarqet, Elbasan dhe Durrës, ndërsa u kërkoi një mendim edhe 10 p...
Politike
18 October 2024, 12:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha po përdoret çdo mekanizëm që Gjykata Kushtetuese t&eu...
Politike
18 October 2024, 12:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish ka mbajtur fjalën e tij në një konferencë për gazetarët. Gj...
Politike
18 October 2024, 12:41
I.A
Edi Rama dhe Alekandër Vuçiç
FRANCË- Media franceze i kanë kushtuar një artikull të përbashkët Presidenti...
Politike
18 October 2024, 12:44
r.ll
fredi beleri, edi rama
TIRANË- Më 29 tetor, eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri bashkë me anëtarë...
Politike
18 October 2024, 12:21
ZH.LL
Flojera Davidhi
TIRANË- Gjyqi ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha ka nisur me shkelje. Dy ditë më parë u hodh shorti dhe u p...
Politike
18 October 2024, 11:58
ZH.LL
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se kushdo që ka lejuar futjen e forcave speciale...
Politike
18 October 2024, 11:56
N.F
Berisha
TIRANË- Gjykata e posacme ka marrë vendimin ditën e sotme në lidhje më seancën paraprake për ish-kryeministrin S...
Politike
18 October 2024, 11:42
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka ...