2 December 2024, 12:31
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka folur lidhur me ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Berisha tha se porti do të kushtojë 1.3 miliardë euro, sipas tij, shumë kjo e barabartë me rritjen 150 përqind të rrogave të shqiptarëve. Kryedemokrati u shpreh më tej se do kërkohet me urgjencë krijimi i një komisioni parlamentar për "këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti."
"Sipas projektit të kompanisë holandeze, porti i ri do të kushtojë 1.3 miliardë euro. Kjo është gjoba më e madhe në histori ndaj shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 150 përqind, mos më shumë, të rrogave të shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 100 përqind të pensioneve të shqiptarëve.
Dhe të gjitha këto vetëm për parajsën e Edi Ramës. Ky është një krim që i tejkalon çdo proporcion. Tenderi i hapur, siç e dini, ishte rreth 400 milionë euro, në një kohë kur pensionistëve, me pensionet më të ulëtat në botë dhe me çmimet më të lartat, unë ftoj mediat t’u tregojnë të vërtetën e çmimeve shqiptarëve krahasuar me Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.
Sot në Greqi, çmimet e ushqimeve bazë janë deri 80 përiqnd më të ulëta se në Shqipëri.
Kështu janë në Itali, Gjermani. Ushqimet bazë dhe produktet bazë në Shqipëri janë 10 deri në 250 përqind më shtrenjtë se mesatarja e tyre në BE. Një pensionisti i mbahen nëpërmjet TVSH-së, sipas përllogaritjeve të TVSH, i mbahen në vit 450 mijë lekë. I mbahen të paktën tre pensione dhe Edi Rama përcakton për t’u vjedhur shqiptarëve 1.3 miliardë euro. Do krijohet një komision parlamentar me emergjencë për këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti, që vjen pas bunkerëve. U kushton pas bunkerëve të diktatorit Hoxha, më shumë se gjithçka tjetër taksapaguesve shqiptarë." u shpreh Berisha.
sali berisha porti i durresit
Politike
2 December 2024, 12:23
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat në selinë blu. ...
Politike
2 December 2024, 12:19
I.A
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka paraqitur një anikimin ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme përsekuestrimin ...
Politike
2 December 2024, 11:55
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësoh...
Politike
2 December 2024, 11:49
I.A
Vangjush Dako
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaç...
Politike
2 December 2024, 11:25
r.ll
kanali i demtuar
KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur të hënën se komu...
Politike
2 December 2024, 11:18
N.F
Orav
KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav ka folur për media pas takimit të zhvilluar ditë...
Politike
2 December 2024, 10:56
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për mediat pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e...
Politike
2 December 2024, 10:19
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon paraditen e sotme takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff...
Politike
1 December 2024, 21:29
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të kthehet në Kuvend të martën (3 Dhjetor), për her&eu...
Politike
1 December 2024, 21:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ...