Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Prej një viti në burg/ Posta Shqiptare "shpërblen" Safet Gjicin me 500 milionë lekë tender
Tenderi për rikonstruksionin e dy zyrave postare: njëra në qendër të Tiranës dhe tjetra në qendër të Durrësit, është fituar nga kompania KEVIN CONSTRUKSION.
11 September 2024, 16:25Nga I.A
Safet Gjici
TIRANË- Një tender i hapur nga Posta Shqiptare Sh.A, i është dhënë kompanisë së ish-kryebashkiakut të Kuksit Safet Gjici, të administruar nga vëllai i tij. Tenderi për rikonstruksionin e dy zyrave postare: njëra në qendër të Tiranës dhe tjetra në qendër të Durrësit, është fituar nga kompania KEVIN CONSTRUKSION. Kontrata është lidhur për një shumë prej 39,999,032 lekë të reja pa TVSH, e cila përkthehet në rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Objekti i tenderit përfshinte rikonstruksionin e Zyrës Postare Qendër Tirana 5 dhe Zyrës Postare Qendër Durrës. Procesi i tenderimit ishte i hapur, me referencën REF-11500-06-28-2024, ndërsa fondi limit i përcaktuar ishte 58,439,437 lekë të reja pa TVSH, që është afërsisht 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Në tender ka marrë pjesë dhe një kompani tjetër që kishte ofruar një vlerë më të ulët, por pavarësisht kësaj, KEVIN CONSTRUKSION është shpallur fituese. Kompania fillimisht ka pasur si pronar dhe adminstrues Safet Gjicin deri në vitin 2006. Më pas sipas Open Corporates, Gjici i kaluar aksionet e kompanisë vëllait të tij Lavdrim Gjici.