LIVE UPDATES
Politike

Presidenti i KE pro "Open Ballkan", pranoi atë që i tha "jo" Merkel&CO

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel doli pro "Open Ballkan", por mendimin e kujt mori?

20 May 2022, 16:34 Nga DOSJA
Presidenti i KE pro "Open Ballkan", pranoi atë që i tha
Foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka deklaruar hapur se e mbështet plotësisht nismën “Open Balkan”, duke u bërë zyrtari i parë që del në krah të projektit të inicuar nga dysha Rama-Vuçiç. Madje nga Tirana, i ka bërë thirrje të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme. Sipas kreut të ekzekutivit të KE-së, vendet e bashkuara me këtë nismë, mund të përfitojnë shumë në nivele të ndryshme.

“Për sa i përket Ballkanit të Hapur unë e mbështes këtë nismë, dhe ftoj të gjitha shtetet të bashkohen. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, tha Michel gjatë një konference shtypi në krah të Edi Ramës.

Kjo deklaratë, e para pro, është mirëpritur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka nënvizuar se ka marrë edhe mbështetjen e Gjermanisë. Edhe pse nuk është korrekt me deklaratën e tij. Dhe për këtë rendisim faktet.

Jo më larg se këtë javë. Më 11 Prill, kryeministri Edi Rama u mundua të hapte temën e Ballkanit të Hapur gjatë konferencës me kancelarin gjerman Olaf Scholz, por ky i fundit e “injoroi” këtë kërkesë duke vazhduar të flas vetëm për procesin e Berlinit.  Scholz tha se dëshiron të rigjallërojë procesin e Berlinit dhe se fokusi do të jetë te zhvillimi i tregut të përbashkët.

“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha. Ka krijuar struktura kundër korrupsionit. Vendet e Ballkanit përfitojnë nga bashkëpunimi rajonal dhe përshpejton afrimin me BE. Dua të rigjallëroi procesin e Berlinit, me rendësi është tregu i përbashkët rajonal dhe zbatimi i 4 lirive bazë”, tha ai.

Po ashtu, edhe paraardhësja e tij në detyrë, Angela Merkel, në turin e fundit në rajnin e Ballkanit Perëndimor foli gjithashtu vetëm për Procesin e Berlinit.

“Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me 4 marrëveshjet sikundër i quajmë, jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në një nivel në këto marrëveshje. Disa janë brenda implementimit të tyre, disa të tjerë janë duke u menduar t’i bashkohen kësaj iniciative, por sot ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojnë në këtë kontekst aq më mirë dhe aq më i fuqishëm do të jetë procesi i Berlinit... Bashkëpunimit në nivel rajonal një ide e cila është pranuar nga BE apo nga këndvështrimi nëse ju takoheni kjo është e drejtë e juaj dhe unë e përshëndes këtë shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do kem të njëjtën detyrë sikundër deri më tani”, u shpreh kancelarja gjermane. Madje, e pyetur se a përkrah më shumë “Ballkani i Hapur” apo procesin e Berlinit të vitit 2014, kancelarja gjermane tha se procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm.

“Procesi i Berlinit nëse më lejoni të them është bërthama e gjithçka sigurisht në këtë kontekst procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, gjërat thjesht mund të përshpejtohen brenda këtij procesi por shikoni pikë së pari Ballkani Perëndimor ka mësuar të bashkëpunoj me njëri-tjetrin dhe jo vetëm të qëndrojnë ulur me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Nuk mbaron me kaq! Më 28 Shtator 2021, gjithashtu nga Shqipëria, për nismën ‘Open Balkan’, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen nuk foli shumë. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Leyen u shpreh se mbështet çdo lloj iniciative që është brenda Procesit të Berlinit. Ajo tha se nuk duhen parë me imtësi fjalët por konteksti i nismave, nëse rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.

“Po të shikojmë ecurinë ekonomike, si ky treg rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, dhe po shtyn këtë proces dhe integrimin përpara në kuadër si të 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Cfarëdo lloj iniciative që është brenda procesit të berlinit, mirëpritet nga ne. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët por kontekstin, që i fton të gjithë të jenë pjesë e tyre, thellon marëdhëniet, që të këtë një integrim të thellë të ekonomike, se është pjesë e procesit,”-u shpreh Von der Leyen.

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Është një iniciativë bashkëpunimi ndërqeveritar që synon rigjallërimin e lidhjeve shumëpalëshe midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së, për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal për çështjet e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Është një nga nismat kryesore diplomatike në Evropën Juglindore të kabinetit të tretë të Merkelit.

Ndërsa nisma rajonale “Open Balkan” ka si pjesë përbërëse vetëm tre nga gjashtë shtete: Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina, nuk kanë preferuar të jenë pjesë. Kjo nismë gjithashtu ka shkaktuar replika të mëdha në distancë ka pasur edhe mes Ramës dhe homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti, i cili shton se iniciativa është e lindur në Novi Sad dhe nuk mbështetet nga Evropa. E të drejtë ka pasur.

Por Michel kë përfaqëson? Duke u bërë i pari zyrtar që vjen në Shqipëri dhe flet pro kësaj nisme, ka shkakture bujë, por mendimin e kujt ka përcjellë. Të tijin personal, apo të Këshillit Europian? Këtë gjë, e ka lënë të paqartë, duke i shkaktuar buzëqeshje vetëm kryeministrit Edi Rama dhe mikut të tij, Vuçiç.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin