28 May 2022, 19:25
Nga DOSJA
Erion Veliaj
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se PS është e vendosur që brenda qershorit t’i japë vendit një President të ri. I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, për procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, Veliaj deklaroi se nëse PD nuk do të propozojë edhe në raundin e tretë një kandidat të sajin, atëherë PS ka gati listën me 10 burra dhe gra dinjitozë, mes të cilëve do të zgjidhet Presidenti I ri.
“Brenda qershorit ne do të kemi një President. Me shumë gjasa, sipas kritereve që kemi rënë dakord, do të kemi një President normal, që nuk bën brigadierin e komunales. Ne kemi pasur president që drejtonin protestat kundër projektit të Astirit. Na duhet një president që merret me punët e tij. Unë kam parë kryetar bashkie që duan të bëhen President, por presidentë që duan të bëhen drejtor komunaleje, nuk kisha parë. Ne kemi 10 figura, burra dhe gra dinjitozë, që kanë treguar në CV-në e tyre se ruajnë reputacionin e vendit tonë, stemën e Republikës sonë. Besoj se mes këtyre 10 figurave, ne do të marrim një vendim Kryesie. Me sa duket, ata e kanë humbur rrugën në oborr si “Xhaferri simiten”. Do ju japim edhe një mundësi të tretë, na propozoni një emër që të jetë i pranueshëm. Di të them këtë që Kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një deputet aktiv, një socialist aktiv, por të kemi një njeri normal. Besoj se i kemi dalë borxhit opozitës duke i thënë tre herë na propozoni një njeri normal, na propozo një figurë të pranueshme, një njeri unifikues të vendit tonë. Nëse opozita thotë tre herë “Jo”, atëherë do të duhet që ta propozojmë vetë këtë figurë. Besoj se mes 10 emrave që kemi, do të zgjedhim një personalitet dinjitoz, që nuk merret me ujërat e zeza, me asfaltin, me llaç e tulla, dhe nuk e çon shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan”, theksoi Veliaj.
Marrë nga Balkanweb
Politike
28 May 2022, 19:13
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
TIRANË- Partia Demokratike ka zgjedhur sot Kryesinë e re pasi vulosi procesin e rikthimit t&eu...
Politike
28 May 2022, 18:29
Partia Demokratike
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur listën me 20 të zgjedhurit e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në procesi...
Politike
28 May 2022, 17:29
Belind Kelliçi
TIRANË- Belind Këlliçi ka reaguar i hidhëruar pas humbjes së ish-Presidentit Bujar Nishani. Në nj&eum...
Politike
28 May 2022, 17:23
Ambasada e SHBA
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ish-Presidentit ...
Politike
28 May 2022, 17:15
KOSOVË- Politikanët në Kosovë kanë shprehur gjithashtu ngushëllimet për humbjen e ish-Presidentit të Shqipëris&eu...
Politike
28 May 2022, 17:01
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori Gent Sejko ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një mesazh, Sej...
Politike
28 May 2022, 17:00
lindita nikolla
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla shkruan se është ndjerë e dëshpëruar në m...
Politike
28 May 2022, 16:59
Bamir Topi dhe Bujar Nishani
TIRANË- Ish-Presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Bujar Nishanit. Në një mesa...
Politike
28 May 2022, 16:39
Bujar Nishani dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka shprehur ngushëllimet për ikjen e ish-Pre...
Politike
28 May 2022, 16:37
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Kreu i qeverisë ka postuar nj&eu...