Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Programi ynë parashikon Bitcoin"/ Berisha: Do jetë një monedhë e përdorur lirisht sipas rregullave më transparente
Lideri demokrat thotë ndër të tjera se Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, në transparencë me rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që sipas Berishës do ngrihet për këtë qëllim.
1 March 2025, 15:55Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar këtë të shtunë gjatë takimit virtual me diapsorën shqiptare se programi qeverisës i PD, parashikon edhe Bitcoinin.
Lideri demokrat thotë ndër të tjera se Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, në transparencë me rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që sipas Berishës do ngrihet për këtë qëllim.
Pjesë nga fjala e Berishës
Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente. Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze. Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin. Kjo nuk do ndodhë kurrë. Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim.