Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vangjeli pretendon se teksa kryeministri propagandon kursime dhe mirëmenaxhim të fondeve publike shfaqet me një automjet që sipas saj, është blerë me të ardhurat e shqiptarëve.
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka bërë një deklaratë në lidhje me mjetin e luksit me të cilin kryeministri i vendit Edi Rama është shfaqur së fundmi.
Vangjeli pretendon se teksa kryeministri propagandon kursime dhe mirëmenaxhim të fondeve publike shfaqet me një automjet që sipas saj, është blerë me të ardhurat e shqiptarëve. Ajo theksoi se e gjithë administrata e kreut të vendit ka shpenzuar shuma marramëndëse për automjetet e blera apo edhe ato me qira e leasing.
Vangjeli ka thënë në deklaratën e saj se paratë publike po përdoren për të fnancuar administratën e kryeministrit Rama, si dhe kërkoj nga SPAK të hetohet se si po përdoren paratë e shqiptarëve,
Deklarata e Plotë:
"Teksa propagandon kursime e mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike, kryeministri Rama shfaqet me automjete luksi, blerë sigurisht me paratë e shqiptarëve të varfër.
Vetë Kryeministri Rama u shfaq pak ditë më parë në Pogradec, pas mbledhjes së qeverisë, duke u larguar me një Mercedes-Benz S, një automjet luksoz i cili kushton mbi 100.000 euro. E normalisht të njëjtin shembull ndjekin edhe vartësit e tij.
Sipas Open Procurement, administrata e Edi Ramës ka shpenzuar miliona euro për automjete të blera, me qira apo leasing. Më tepër se 10 milionë euro kanë shkuar për këto blerje në duart e kunatit të KB socialiste të Durrësit, Emirjana Sakos.
Procedura e fundit, publikuar disa ditë më parë në regjistrin e prokurimeve, me objekt blerje e 3 automjeteve për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, drejtuar nga Delina Ibrahimaj, i kushton qytetarëve 200.000 euro (konvertuar me kursin e këmbimit sot).
3 automjetet e MEI do të furnizohen nga i njëjti operator, Mektrin Motors, biznesi i familjes së Emirjana Sakos. Në përpjekjen e dështuar të Edi Ramës dhe sojit të tij për të bindur shqiptarët se qeveria punon dhe përpiqet për të mirët e tyre.
Përfundimi është i qartë:
Propagandë me fjalë, miliona për luks në praktikë.
Paratë publike përdoren për të financuar një administratë që nuk njeh kufij në shpenzime.
Kontratat publike vijojnë të përqendrohen tek një rreth i ngushtë operatorësh ekonomikë pranë pushtetit.
Partia Demokratike ripërsërit thirrjen e saj.
SPAK të hetojë si shpenzohen paratë e shqiptarëve.
Mjaft më me propagandë.
Mjaft më me padrejtësi.
Mjaft më me vjedhje e korrupsion.
Shqiptarët kërkojnë drejtësi."/Dosja.a
Maks Haxhia TIRANË- Ergys Agasi do të përballet ditën e sotme me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme. Fillimis...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Par...
SaIi Berisha TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha ka vijuar të bëjë thirrje për mobilizim gjatë fjalës së tij...
Sali Berisha TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha theksoi se protesta e pandalur e muajve të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha u shpreh se kjo verë shkriu përfundimisht propagandën e qeverisë p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku kryetari i opozitës, Sali Beris...
ngerci politik ne kosove KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës po përballet me kritika për gjoja tejkalim kompetencash n&e...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta nga ambientet ...
TIRANË- Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nga burime diplomatike, ka siguruar këtë dokument nga “International Democracy Union&...
Foto Ilustruese KOSOVË- Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kërkuar ushtrues së detyrës së presidentit, Albulena Haxhi...