LIVE UPDATES
Politike

Protesta e 6 dhjetorit tek SPAK/ Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Sipas tij protestat para institucioneve që i shërbejnë "regjimit dhe diktaturës", janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj.

2 December 2024, 12:49 Nga r.ll
Protesta e 6 dhjetorit tek SPAK/ Berisha: Mbështesim çdo
pamje nga konferenca

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e mbështet protestën e thirrur nga kreu i PL-së, Ilir Meta, që pritet të zhvillohet para Prokurorisë së Posaçme më 6 dhjetor. 

Berisha tha se mbështet pa diskutim çdo protestë kundër asaj që ai e quan diktaturë, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Sipas tij protestat para institucioneve që i shërbejnë "regjimit dhe diktaturës", janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj.

"Ka një çështje në themel të debatit. Çështja në themel e debatit është se, SPAK nuk ka pse të jetë axhendë e opozitës, se opozita nuk duhet të merret me SPAK, por duhet të merret me Edi Ramën. Është shumë e drejtë që opozita të merret dhe po merret çdo ditë me Edi Ramën, por do të ishte fatale sikur opozita të injoronte SPAK, aktualisht prokurorinë politike të Edi Ramës. Nëqoftëse opozita injoron SPAK, opozita harron që është shndërruar sot në njërin nga institucionet më themelore të narkodiktaturës.

Nëqoftëse i japim përgjigje pyetjes, është ky regjim një narkodiktarurë apo jo, përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës, atëherë duhet të besosh se kjo nuk është, Pëllumbesha Spirogjoka një vegël e Edi Ramës. E ka ndërruar dhe emër e mbiemër Elisa, nuk quhet më Elisa kështu dhe ashtu, por quhet Pëllumbesha Spirogjoka. Duhet të besosh që haram Bega nuk është më një vegël e Edi Ramës, ata që mund të thonë se nuk është diktaturë. Duhet të besosh se Edi Rama nuk ka lidhje me djegësat e Tiranës, se Olsi Rama nuk ka lidhje me Xibrakën dhe se Altin Dumani nuk po mbyll dosjet e tij.

Por nëqoftëse nuk beson se këtu të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, atëherë duhet të jesh politikisht i verbër, ose i korruptuar në shkallën më të lartë, të injorosh faktin se këtu jeton në një diktaturë e cila shkon gjer në atë shkallë sa zvarrit njerëz rrugëve, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si? Si person në hetim, që në asnjë vend demokratik si të tillë nuk e arrestojnë dot, në asnjë vend demokratik, si person në hetim. Pra ata të cilët pretendojnë se nuk duhet marrë me Skapin opozita, ata duhet ti japin përgjigje një pyetje themelore; a është kjo një narkodiktaturë apo nuk është. Këtë përgjigje e dhanë 108 parti politike nga të gjithë kontinentet e botës. Përgjigja u dha në mënyrën më përfundimtare; Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Lexoni rezolutën e internacionales demokrate të qendrës.

Pra pa diskutim që do të mbështetet çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Nuk ka diskutim. Ndaj të gjithëve. Si jo. Detyrimi, akti lidhet direkt me Altin Dumanin. Pse lidhet direkt? Ligji e detyron prokurorin të përcaktojë dhe të ndjekë procedurën ndaj personit që ka marrë nën hetim, apo të pandehur. Gjeti një rrugaç Edi Rama për të vënë ministër, ordiner. Dhe i them unë atij, se gradualisht shqiptarët do të mësojnë se çfarë përfaqësojnë ai. Gjeti një tjetër drejtor policie, që krijoi aktet më të papara ndonjëherë në historinë e Europës dhe botës. Ata çdo lloj proteste e meritojnë dhe stërmeritojnë. Protesta para organeve të diktaturës, institucionet e diktaturës janë të ligjshme, të një rëndësie jetike, janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj.", tha Berisha. 

sali berisha protesta para spak 6 dhjetor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin