Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten, secila forcë politike duhet të bëjë analizën e vetes
Gjatë një prononcimi për mediat, Spiropali u shpreh se është e rëndësishme që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet dhe për të ofruar zgjidhje për to.
2 July 2026, 09:53Nga E.d
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar ditën e sotme se Kuvendi duhet të merret me veten, jo me protestuesit. Gjatë një prononcimi për mediat, Spiropali u shpreh se është e rëndësishme që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet dhe për të ofruar zgjidhje për to.
Sipas saj, secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes.
Spiropali: Ne kemi punën tonë, të reflektojmë të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten. E rëndësishme është që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes./Dosja.al