Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Protesta vazhdon"/ Noka: Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane
Gjatë një prononcimi për mediat në protestën kombëtare, Noka u shpreh se protesta do të vazhdoje edhe më e fortë se kurrë deri në gjetjen e zgjidhjes politike.
10 February 2026, 19:25Nga E.d
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane. Gjatë një prononcimi për mediat në protestën kombëtare, Noka u shpreh se protesta do të vazhdoj edhe më e fortë se kurrë deri në gjetjen e zgjidhjes politike.
Ai tha se revolta do të vijë do të jetë duke shtuar.
“Ne jemi në protestë, protesta vazhdon. Qëllimi i protestës është i ditur. Duhet zgjidhje politike. Shqipëria duhet që të mos rrëshqasë në destabilitet. Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane. Protesta do të vazhdoje edhe më e fortë se kurrë deri në gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk ndalemi, revolta do të vijë do të jetë duke shtuar. Ne kemi dy godina, narkokryeministria dhe narkoparlamenti që është marrë peng. Këto dy institucione janë të dyja nga ku buron e keqja e çdo shqiptari," tha Noka./Dosja.al