Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në fjalën e tij Qori u shpreh se protestat përfaqësojnë një reagim gjithnjë e më të madh qytetar dhe se vendi duhet të shkojë drejt një procesi të ri politik, i cili do të përfundojë me zgjedhje të parakohshme.
TIRANË- Kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka folur për protestat dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Ai u shpreh se synimi i protestave është rrëzimi i qeverisë dhe më pas shpërndarja e Kuvendit, duke argumentuar se parlamenti aktual ka humbur legjitimitetin.
Në fjalën e tij Qori u shpreh se protestat përfaqësojnë një reagim gjithnjë e më të madh qytetar dhe se vendi duhet të shkojë drejt një procesi të ri politik, i cili do të përfundojë me zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se nuk kërkohen marrëveshje apo pazare mes drejtuesve të partive, ndërsa shtoi se nga protesta mund të lindë edhe një forcë e re politike.
“Protestat kërkojnë rënien e qeverisë. Me rënien e qeverisë, duhet të bjerë ky Kuvend. Ky parlament dhe jo shumicë nuk e ka më legjitimitetin. Shoqëria ka ndryshuar dhe shumica ka ndryshuar. Nëse mbahen sot zgjedhjet, Rama nuk merr dot më shumicën. E kam bindjen, se po shohim një shoqëri më aktive.
Sot më shumë se të pakënaqur, ka shumë reagim. Çfarë sakrifice bëjmë për të marrë pjesë në protestë, 3 orë nga jeta jote në kohën më të përshtatshme të ditës, për t’u angazhuar në protestë. Pra, kjo është masë kritike që nuk kthehet pas më dhe ka fitoren e vetë.
Kjo është një thirrje e vjetër, që nuk i përket protestës. Thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’, është thirrje aktuale, që e duan shqiptarët. Ajo që po ndodh është se çdo njeri që ka vullnet të mirë, duhet të bashkohet në protestë.
Nuk duam ujdi pazaresh mes kryetarëve të partive. Këtë gjë e neveris. Mund të ndodhë të krijohet një parti politike nga protesta. Por qëllimi është që të rrëzojmë këtë që kemi. Është qeveri e përbindshme! Ne duam një proces të ri politik për t’u kurorëzuar me zgjedhjet e parakohshme. Qëllimi është që të rrëzojmë qeverinë!”, tha ai./Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një reagim nga kryeministri Rama në lidhje m...
Sali Berisha TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët...
Sali Berisha SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nj&...
Ilir Meta TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëv...
Foto ilustruse Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimi...
Albulena Haxhiu në Presidencën e Kosovës. Foto arkivi. Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një ...
Albin Kurti KOSOVA- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se kons...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli për atë që e konsideron “shpërbërje t&eu...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, duke u ndalur te ligji për investimet strategjike dh...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka vijuar me akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke iu referuar edhe një...