Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bardhi thotë se Rama duhet të shpjegojë nëse emërimi i Vlora Hysenit u bë mbi bazën e referencave të shërbimit sekret rus apo serb.
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për mocion debati në lidhje me skandalin e SHISH, i cili u rrëzua me votat e mazhorncës. Gjatë një deklarate për mediat, Bardhi pretendoi se ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se për grupin parlamentar të PD-së, kapja e SHISH nga krimi i organizuar dhe marrëdhënia e shefes së SHISH me kreun e një grupi të strukturuar kriminal cënon sigurinë kombëtare. Ai e konsideroi të papranueshme për një republikë parlamentare që Kuvendi të jetë i vetmi institucion që shmanget nga përgjegjësia në raport me sigurinë kombëtare të republikës së Shqipërisë.
Më tej, Bardhi deklaroi se disa ditë më parë i ka kërkuar kryeministrit të shpjegojë cili partner ndërkombëtar ka dhënë referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin. Bardhi thotë se Rama duhet të shpjegojë nëse emërimi i Vlora Hysenit u bë mbi bazën e referencave të shërbimit sekret rus apo serb. Në fund, kreu i grupit parlamentar pretendon se komunikimet e Ergys Agasit nuk kanë qenë vetëm me kreun e SHISH por dhe me vetë kryeministrin.
Gazmen Bardhi: Me urdhër direkt të Edi Ramës maxhoranca bllokoi zhvillimin e një debati mbi një nga skandalet më të rënda në 100 vite shtet, ai i kapjes së SHISH nga krimi i organizuar. Ne si opozitë e kemi ngritur prej mëse 2 vitesh shqetësimin se shefja e SHISH ishte emërim personal i kontrolluar tërësisht, për shkak të pushtetit që Edi Rama i kishte dhënë nga një individ privat, koordinatorit të krimit të kryeministrit Ergys Agasi.
Akuzat e opozitës edhe pse me fakte e prova u përqeshën për 2 vite nga Edi Rama dhe e njëjta maxhorancë që sot ndalon debatin në kuvendin e Shqipërisë për këtë cështje. Për grupin parlamentar të PD-së, kapja e SHISH nga krimi i organizuar dhe marrëdhënia e shefes së SHISH me kreun e një grupi të strukturuar kriminal cënon sigurinë kombëtare.
Dua të dënoj bllokimin që i bëri maxhoranca kësaj kërkese për të zhvilluar mocion me debat në kuvend. Është e paimagjinueshme për një republikë parlamentare që Kuvendi të jetë I vetmi institucion që shmanget nga përgjegjësia në raport me sigurinë kombëtare të republikës së Shqipërisë. Një nga aktet më të paprecedenta për një vend demokratik.
Ka kaluar ditë që nga kjo sallë i kam kërkuar kryeministrit të dalë të na shpjegojë cili partner ndërkombëtar ka dhënë referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin. Sepse informacioni që disponon grupi PD nuk përputhet me këtë deklaratë të kryeministrit, përkundrazi referencat kanë qenë për papërshtatshmëri të saj për këtë detyrë të lartë shtetërore, sikundër shërbime partnere kanë patur gjatë gjithë kësaj periudhe shqetësime sa i takon Shërbimit Informativ Shtetërorë, pra pa dalë skandali dhe cështja e hapur nga SPAK.
Kryeministri ka detyrë të dalë të na shpjegojë se nëse referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin i ka dhënë shërbimi sekret serb kjo dyfishon cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nëse referencat e shkëlqyera për Vlora Hysenin i ka dhënë shërbimi sekret rus padiskutim cënon sigurimë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Prandaj transparenca mbi këtë cështje është mekanizmi i duhur që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Edhe pse unë jam i bindur që kryeministri Rama dhe presidenti Bajram Begaj do të përzgjedhin drejtorin e ri të SHISH që do e vënë në shërbim të krimit të organizuar, sepse nuk ishte akt individual i Vlora Hysenit për tu vënë në shërbim të Ergys Agasit. Opinioni publik është skandalizuar nga komunikimet e drejtorit të SHISH me kreun e grupit të strukturuar criminal, por të shohësh komunikimet e Edi Ramës me kreun e grupit të strukturuar kriminal, me të njëjtin individ shastisja kalon në një tjetër nivel./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme pesë projektet për “Tirana Fountain Tower. Gjatë fja...
Sali Berisha STRASBURG- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar në Këshillin e Evropës në Strasburg situatën dr...
Pamje TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot për një vizitë në QSUT, ku dhe do të inaguronte kardiokir...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë në hyrje të SPAK, lidhur me videot intime q&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Gjyqi për ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin i cili ishte planifikuar të zhvillohej ditën e so...
Pamje TIRANA- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, sapo është mbyllur, ndërsa mazhoranca ka rrëzuar kërkes&eu...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur Taulant Ballës i cili tha se Kuven...
Edi Rama dhe Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimi...
Pamje TIRANA- Partia Socialiste ka paraqitur qëndrimin e saj në Konferencën e Kryetarëve lidhur me hetimet ndaj ish-drejtores së S...