12 May 2026, 22:20
Nga E. D

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji, ka komentuar situatën brenda PD-së, pasi nuk u lejua të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berishës. I ftuar në emisionin Studio24, ai u ndal edhe te largimi nga lëvizja e nisur prej tij i figurave si Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja. Salianji deklaroi se pakënaqësia ndaj drejtimit të Berishës brenda PD-së është shumë më e madhe sesa duket publikisht.
“Situata është kjo: 80% e demokratëve janë të pakënaqur me drejtimin e tij. Po të jepej mundësia për votim të fshehtë, ai e di që do t’i dilnin kundër. Së pari, ai nuk duhet të kandidojë fare sipas statutit dhe ligjit të partisë. Nuk e kam çuar në gjykatë sepse kam dashur të ketë një zgjidhje politike. Unë po kërkoj që PD të jetë fituese. Ndërkohë ai thotë: ‘Pse e do fituese, se je mirë me Ramën’”, deklaroi ish-deputeti.
Duke komentuar largimin e figurave të njohura nga lëvizja e nisur prej tij, Salianji tha se nuk e di se kë do të mbështesin Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja në garën e brendshme të PD-së. Salianji theksoi se lëvizja e nisur prej tij ka prodhuar efekte konkrete brenda partisë, duke përmendur emërimet e fundit në strukturat e PD-së.
“Unë nuk e di kë do votonin Alimehmeti dhe Kalaja. Kur Edi Rama doli kundër Fatos Nanos, kë kishte në krah? Askënd. Po nuk ikën këta që nga roje koteci, nuk fiton dot. Unë e kam arritur një qëllim. Me një kafe, njëri u bë kryetar. Më i votuari në listën e Durrësit u bë kryetar në Krujë. Tjetri pritet të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës. Nuk i përfillnin më parë. Si mund të thuhet që nuk kam arritur gjë? Edhe kjo është pjesë e strategjisë”, deklaroi ai./Dosja.al
ervin salianji
Politike
12 May 2026, 22:06
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas sulmit të kreut të Partisë Demokratike ndaj ambasadori të Bashki...
Politike
12 May 2026, 22:01
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se me garë e mund kryedemokratin Sali Berisha. Duke ...
Politike
12 May 2026, 21:34
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Shqipëria vijon të përballet me pengesa në procesin e Integrimit Europian, pasi raporti për Piketat e Nd&eu...
Politike
12 May 2026, 19:56
E. D
Anuela Ristani
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me debate mes nënkryetares së Bashkis&eum...
Politike
12 May 2026, 19:14
E.d
Edi Rama
ELBASAN- Kreministri i vendit, Edi Rama ka kryer ditën e sotme një vizitë në fermën eksperimentale të shko...
Politike
12 May 2026, 19:10
E. D
Edi Rama
CËRRIK- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Universiteti Bujqësor i Tiranës po shkon drejt një transformimi të rënd&eu...
Politike
12 May 2026, 19:07
E.d
Andis Salla
ELBASAN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka bërë një vizitë në fermën ekspe...
Politike
12 May 2026, 18:56
E.d
Luçiano Boçi
FIER- Në Fier u zhvillua sot takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformë...
Politike
12 May 2026, 12:43
E. D
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha ka deklaruar në një intervistë për Euractiv, se Shqipëria nu...
Politike
12 May 2026, 18:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Zëvendëspresident i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare, Thomas Wittstadt ka bërë një...