LIVE UPDATES
Politike

"Pse u zhduk disidenti Alimehmeti?"/ Salianji: Ka axhendat e veta në Tiranë! I qëndron mendimeve por...

Salianji foli edhe për faktin që Ilir Alimehmeti nuk po e ndjek më nëpër Foltore, por tha se Alimehmeti është i fokusuar në Tiranë dhe nuk ka patur shumë kohë. Gjithashtu Salianji foli edhe për akuzat e Berishës, se takimet e tij i organizon krimi, duke i konsideruar absurde dhe tha se ai ka bërë burg për shkak të denoncimeve ndaj krimit. 

12 January 2026, 21:25 Nga E. D
"Pse u zhduk disidenti Alimehmeti?"/ Salianji: Ka axhendat e veta
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji ka folur për takimet që ka zhvilluar me demokratët në disa qytete. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji deklaroi se në takimet e tij ka deri në tre herë më shumë pjesëmarrës se në takimet e Berishës.

Salianji foli edhe për faktin që Ilir Alimehmeti nuk po e ndjek më nëpër Foltore, por tha se Alimehmeti është i fokusuar në Tiranë dhe nuk ka patur shumë kohë. Gjithashtu Salianji foli edhe për akuzat e Berishës, se takimet e tij i organizon krimi, duke i konsideruar absurde dhe tha se ai ka bërë burg për shkak të denoncimeve ndaj krimit. 

Ylli Rakipi: Sa takime keni mbajtur? Kush është bashkuar me ju? Ç’ndodhi me Alimehmetin, figurë e madhe disidente ai, por u zhduk nga takimet tuaja? E mori doktori…

Ervin Salianji: Janë bërë takime në Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Korçë. Kanë qenë pjesë e partisë, jo partia që u nda dhe fragmentarizua, por nga PD që sot drejtohet nga Berisha. Kanë qenë njerëzit më të votuar të zonave dhe kryetarët e partive që e drejtojnë PD-në në çdo zonë. Korça ishte 95%, kam përmendur me emër organizatorët. Ju dhe demokratët e kuptojnë, kush e ka organizuar takimin tjetër që ishte tre herë më i vogël, takimi i kryetarit të partisë në Korçë. Janë bashkaur njerëz që kanë sakrifikuar për PD dhe jo ata që përfitojnë, jo rrogëtarët, por ata që kanë sakrifikuar, njerëzit që duan që PD të jetë parti fituese dhe jo parti vegjetuese. Sipas zonave e keni parë. Alimehmeti ka qenë, i qëndron mendimeve të veta, por takimet do edhe kohë, edhe energji… Por ka axhendat e veta në Tiranë, sepse është në Këshill Bashkiak, jep mësim.
Së pari, unë kam denoncuar të gjithë bandat kriminale në Parlament, nga Bajrat deri te Suelët e Elbasanit. Vrasësi i pamëshirshëm me politikanët, zhgënjimi dhe pakënaqësia, ky më është bashkuar mua. 

Ylli Rakipi: Berisha thotë se takimet e tua i organizon krimi. Vecanërisht në Elbasan. 

Ervin Salianji: Personi që akuzuan në Elbasan si koordinator të grupeve kriminale, doli iu përgjigj Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe nxorri edhe foto me të. Nëse PD ka zgjedhur njerëz me krimin, problem i tyre. Të gjithë akuzat, bëhen për të shfokusuar vëmendjen. Elbasani, një javë para ishte takimi i kryetarit të partisë, kishte dy herë më pak njerëz. Si mund të thuash nga këto gjëra? Po tani çfarë thotë zotëria?
Po kolegë të tjerë në 2021, kë kanë akuzuar se mblidhnin firma për Foltoret e atëherëshme? Njëri tjetrin. Të më thuash mua, që kam bërë burg për denoncimin e krimit, që jam me krimin… Kishin çuar mesazhe në Korçë, çojnë në çdo qytet, dhe thonë takimet e tij i organizon krimi i organizuar, i çojnë këta nga qendra. Në Shkodër, thoshin e ka organizuar takimin Benet Beci, që këta e kishin drejtor. Zotëria u mor i pandehur para një jave, PD nuk mbajti qëndrim.

Ylli Rakipi: Pse je ndryshe ti nga Sali Berisha? E keqja në Shqipëri, është që një njeri i krijon të gjithë. Çfarë ju thua njerëzve që mbledh? Si e mendoni ju opozitën ndryshe nga Saliu?

Ervin Salianji: Unë jam bashkuar në PD në 2013 në opozitë, nuk jam fluks i ndokujt. Me zotin Berisha nuk kam patur lidhje, as më ka promovuar. Nuk kam patur ndonjëherë pushtet dhe as konsum.
Unë kudo ku kam marrë prëgjegjësi për PD-në, kam fituar, edhe me Edi Ramën, që ka qenë kryeministër. Une mendoj se PD nuk po shkon në rrugën e duhur, po shkon nga dita në ditë, më keq. E tregon rezultati zgjedhor, sheshet. Dakord zgjedhjet i vjedh Rama, po sheshet? Mendoj se PD ka paqartësi strategjike të tmerrshme. Paraditë e shan SPAK-un, pasdite thotë sa mirë bëri SPAK-u. Mendoj se PD ka një problem me fituesit, i urren fituesit. Nëse fiton në PD, nuk i duan. Merri zonat që ka fituar PD, Lezhën dhe Kukësin, nuk i përmend. Ka fituar në 7 zona, nuk i nxjerr kurrë ata. Edhe deputetët që kanë dalë nga lista e hapur, i lë në periferi. Mendoj se PD nuk ecën dot me këtë narrativë politike./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin