LIVE UPDATES
Politike

Publikohet rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së: Bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren

Në këtë rezolutë, PD-ja ka bërë thirrje për mbrojtjen e pluralizmit politik parlamentar si dhe për bashkimin e të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve për të rrëzuar këtë qeveri.

27 October 2023, 20:23 Nga I.A
Publikohet rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së: Bashkimi
PD

TIRANË- Rezoluta e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që pritet të miratohet është bërë publike.  Në këtë rezolutë theksohet se Shqipëria ndodhet nën regjimin autokratik të Edi Ramës, duke vendosur tashmë kontrollin e plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit. Në këtë rezolutë, PD-ja ka bërë thirrje për mbrojtjen e pluralizmit politik parlamentar si dhe për bashkimin e të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve për të rrëzuar këtë qeveri.

Rezoluta e PD-së: 

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot në datë 27 tetor 2023, pasi diskutoi me përgjegjësi mbi situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se:

-Në Shqipëri regjimi autokratik i Edi Ramës, diktatura e bandave, drogës dhe krimit vendosin tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit ;

-Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i ngushtë i tij me krimin e organizuar, nëpërmjet financimit të parave që vijnë nga trafiku i drograve dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lartë dhe i kudogjendur qeveritar. Edi Rama ka krijuar në Shqipëri makinerinë gjigande të frikësimit të zgjedhësve shqiptarë dhe industrinë e blerjes së votës, me të cilat ai shndërroi krimin në votë dhe votën në krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur në Shqipëri  de facto monizmin politik;

-Instalimi i këtij narko-regjimi shënon një rast të paprecedentë, rastin e parë dhe të vetëm në Evropë, ku një vend i cili aspiron të ardhmen evropiane sot qeveriset nga pushtetarë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;

-Shtetit ligjor është zëvendësuar me kodin e narkoshtetit. Parimet themelore kushtetuese, pluralizmi politik, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të individit, e drejta e patjetërsueshme e pronësisë, ekzistenca e një media të lirë dhe të pavarur, janë tashmë nën kërcënimin real të përditshëm të zhbërjes së tyre dhe në vartësinë dhe kontrollin nga ky narko-regjim;

Pas kontrollit të votës së qytetarëve, ai de facto ka asgjësuar pluralizmin parlamentar në Shqipëri. Deputetët e Partisë Demokratike dhe opozita trajtohen si armik të brendshëm të vendit. Atyre iu mohohen të drejtat parlamentare dhe kushtetuese. Atyre, në shkelje flagrante të Kushtetutës, nuk iu lejohet përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të të gjithë shqiptarëve, ju mohohet e drejta kushtetuese e Opozitës për të kontrolluar me Komisione Hetimore Parlamentar, dhe po kështu inisiativa ligjore e tyre.  De facto, në një akt të hapur armiqësor ai duke shkelur Kushtetutën ka zëvendësuar pluralizmin politik në parliament me monizmin e Partisë-Shtet.

-Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës duke i shërbyer interesave të saj, dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë. Ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës;

-Korrupsioni galopant në Shqipëri është I përhapur në të gjitha nivelet me në krye Edi Ramën dhe familjen e klanet qeveritare, oligarkët e tij po rrënon çdo ditë ekonominë e vendit dhe qënien e shqiptarëve. Organet e drejtësisë të ngritura për t`i luftuar ato dhe vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik.

Në rrethanat e sipërpërmendura:

-Partia Demokratike ndodhet prej vitesh nën një sulm politik stalinist të paprecedentë,  të papajtueshëm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në një republike parlamentare. Ky sulm është orkestruar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama me qëllim zhbërjen e opozitës dhe vlerave të saj të qendrës së djathtë, goditjen e reformave të thella të ndërmarra që kanë transformuar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, goditjen e trashëgimisë politike dhe të lidershipit të saj;

-Partia Demokratike konstaton se qeveria socialiste dhe kryeministri i vendit, me qëndrimet e tyre kundrejt Kosovës, ndërhyrjet e tyre brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit, po minojnë rëndë interesin kombëtar, interesin e Kosovës. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Beogradin për ndarjen e Kosovës dëmton rëndë arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë dhe paqen në rajon.

Sulmi i orkestruar politik nga mazhoranca socialiste kulmoi përgjatë këtij viti, kur:

Opozitës, si pasojë e një sistemi gjyqësor të kapur politikisht nga mazhoranca, në shkelje flagrante të çdo norme juridike, si edhe kapjes politike të organeve administruese të procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta për të patur përfaqësuesit e saj në administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi;

Partia Demokratike dhe Opozita u shantazhuan në të gjitha mënyrat për ta detyruar atë të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar dështoi, mazhoranca manipuloi thellësisht zgjedhjet vendore, në fushën zgjedhore më të pabarabartë ndonjëherë që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri;

Raporti OSBE/OHDIR rrëzoi përfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike përpara, gjatë dhe pas periudhës zgjedhore;

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i vetëdijshëm për këto zhvillime dramatike për vendin, shpreh me forcë përkushtimin e tij të palëkundur në mbrojtje të opozitarizmit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit, si parimet themelore të forcës sonë politike. Duke parë rreziqet që po i kanosen Shqipërisë, institucioneve, demokracisë dhe aspirates sonë për anëtarësim në Bashkimin Europian, shprehim vendosmërinë për të qendruar me cdo kusht dhe me cdo sacrifice në betejën tonë pa kthim, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve demokratike Europiane!

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

Mbrojtja e rendit demokratik, mbrojtja e pluralizmit politik parlamentar dhe vlerave të saj, ruajta e interesit kombëtar shqiptar, janë misione jetike të Partisë Demokratike për të cilën ajo është themeluar, ekziston dhe do të kontribuojë në vazhdimësi.

Partia Demokratike është krijuar mbi bazën e këtyre premisave dhe i konsideron të shenjta ato. Ajo do të bëjë gjithçka, do të marrë çdo vendim në një betejë të pandërprerë me protesta të fuqishme të kthejë Shqipërinë në rrugën e demokracinë, vlerave evropiane dhe ta shpëtojë atë nga regjimi i narkoshtetot që po shkatërron çdo ditë;

Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, si dhe gjithë shqiptarëve t’a konsiderojnë këtë moment si një moment përcaktues në historinë e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise në Shqipëri dhe e vlerave demokratike të saj;

Partia Demokratike i kërkon anëtarësisë, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për sakrifica në betejë pa kthim për t’u përballur me revanshin e fortë autokratik të qeverisë, si dhe për të mbrojtur vlerat dhe arritjet e shoqërisë shqipare në këto 32 vite pluralizëm;

Partia Demokratike shpreh besimin e saj të plotë se thirrjes së saj do t`i bashkohen të gjithë ata që besojnë në rëndësinë jetike të pluralizmit politik dhe opozitës së vërtetë si kusht vendimtar për të patur një të ardhme europiane.

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj. Ne jemi të gatshëm të japim çdo kontribut dhe pranojmë çdo sakrificë për rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik, shtetit ligjor në Shqipëri. Ne kemi nevojë për kontributin e të gjithë atyre, pa asnjë dallim partiak, që vlerësojnë me të drejtë se demokracia është në rrezik dhe opozitarizmi është vlerë e pazëvendësushme e shoqërive të lira demokratike.

Ndaj në këto çaste vendimtare, bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren tonë, fitoren e demokracisë dhe të së ardhmes të sigurtë evropiane të Shqipërisë.

 

pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin