27 October 2023, 18:57
Nga I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një komb pa opozitë jeton në natën më të zezë të tij. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha ka deklaruar se kjo ndodh kur pushtetet janë në dorën e një njeriu, që është Edi Rama. Po ashtu, Berisha ka krahasuar Ramën me diktatorin Enver Hoxha.
"Të dashur anëtare anëtarë të Këshillit Kombëtar, një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju këtu. Sot përshëndes në emrin tuaj, qindra e mijëra mbështetës të PD, kudo që janë. Ne mblidhemi sot në një nga momentet më kritike, ndofta në momentin më kritik në historinë e pluralizmit politik të Shqipërisë. Në momentet e fillimit të betejës tonë pa kthim dhe vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë, opozitës së vërtetë, pluralizmit politik si motor i ekzistencës dhe zhvillimit të një shoqërie të lirë. Karls Marksi, idhulli i etërve mizorë të Edi Ramës, por edhe kripto idhulli i Edi Ramës ka thënë 160 vite më parë një shprehje; kuptimi i paqes është mungesa e opozitës. Për kryefilozofin e terrorizmit, paqja ishte diktatura, dhe në këtë kontekst, i bazuar në këtë parim ç’njerëzor Enver Hoxha shndërroi luftën çlirimtare në luftë civile.
Pushkatoi në vitin 1946 opozitën parlamentare dhe pastaj me mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë që guxuan të kundërshtojnë politikën e tij shtypëse. Shqiptarët pa opozitë përjetuan një diktaturë të trefishtë si asnjë vend tjetër, luftën e klasave, tiraninë e urisë dhe mjerimit, diktaturën e izolimit. U ndala në këtë moment sepse më mirë se ne, askush nuk duhet ta dijë se çdo të thotë një komb pa opozitë. Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë. Por po kështu, në ato vite të paqes të Karl Marksit, interesi kombëtar u shkelmua në mënyrën më të padenjë. Të gjitha këto u realizuan sepse të gjitha pushtetet ishin përqendruar në dorën e një njeriu," tha Berisha.
sali berisha edi rama
Politike
27 October 2023, 18:18
I.A
Ervin Mete
TIRANË- Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete ka deklaruar se sot në Këshillin e Ministrave është mir...
Politike
27 October 2023, 16:34
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme në një posti...
Politike
27 October 2023, 14:52
h.k
Saimir Korreshi
TIRANË-Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur përjasht...
Politike
27 October 2023, 13:51
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për mediat, pyeti se çfarë...
Politike
27 October 2023, 13:39
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në ...
Politike
27 October 2023, 13:26
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Posaçme p&e...
Politike
27 October 2023, 13:16
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së përjavshme se urdhri i gjykatës pë...
Politike
27 October 2023, 13:04
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Shqipëria ka dalë nga lista gri e FATF. Lajmin e ka ndarë zv/kryeministrja Belinda Balluku përmes nj&...
Politike
27 October 2023, 12:42
A.B
Rama dhe Kurti
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vendimin e qeverisë së Kosovës për të pranu...
Politike
27 October 2023, 11:45
A.B
Konferenca
TIRANË- Vendi ynë ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Kjo u bë e ditur ditën e sotme në një kon...