3 October 2025, 16:00
Nga E. D
Flamur Noka
TIRANË- GJKKO ka pushuar çështjen e denoncimit ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, që ishe denoncuar para zgjedhjeve të 11 majit. Noka u akuzua nga Polici i burgut, Gjergj Vishkulli, për shpifje në lidhje me denoncimin që demokrati bëri më 8 maj se një grup policësh të Burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë elektorale për shtabin e kandidates, aktualisht deputete e PS, Sara Mile dhe grupit të Suel Çelës në Elbasan. Gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme dhe vendosi pushimin e çështjes, ndërsa palët kanë të drejtën të ankohen.
Njoftimi i GJKKO:
I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;
2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.
3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:
Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “- Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht. 2. Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.
-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese./Dosja.al
flamur noka
Politike
3 October 2025, 15:50
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 13:00 një mbledhjej...
Politike
3 October 2025, 14:13
E. D
Charles McGonigal
SHBA- Ish-partnerja e Charles McGonigal, Allison Guerriero ka komentuar në postimin e ekspertit politik George Papadopoulo...
Politike
3 October 2025, 13:38
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar sot draftin e buxhetit gjatë një takimi m...
Politike
3 October 2025, 13:33
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA-Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar sot draftin e buxhetit gjatë një takimi me...
Politike
3 October 2025, 13:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se Rama ka anulluar të gjitha përgaditjet që kis...
Politike
3 October 2025, 13:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për shtyp tregoi edhe një rast të një gruaje q&e...
Politike
3 October 2025, 13:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se Delina Fico ka organizuar aktivitete me video ku President...
Politike
3 October 2025, 13:25
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se mediat amerikanë kanë publikuar fotot ish-kryeagjentit te FBI-s&eu...
Politike
3 October 2025, 13:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencë me gazertarët u shpreh se është marrë me gjyqtar&eu...
Politike
3 October 2025, 13:06
E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se Edi Rama u tall me Presidentin e SHBA-së gjatë...