Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Gjatë një konference me gazetarët europianë, Rama u shpreh se gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në vend.
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëri-tjetrit. Gjatë një konference me gazetarët europianë, Rama u shpreh se gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në vend.
Rama tha se Shqipëria doli nga komunizmi si vendi më i varfër në Europë dhe si vendi më i izoluar, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Ai theksoi se për 50 vite ishte një vend ku nuk kishte asnjë pronë private.
Edi Rama: Kjo është një pyetje legjitime dhe në fakt hap absolutisht hapësirë për një diskutim të rëndësishëm, por ajo që është e gabuar është prezumimi se një vendi i duhet të zgjedhë midis natyrës dhe zhvillimit. Kjo është ideologji. Kjo nuk është ajo që na thonë praktikat më të mira në botë.
Vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëri-tjetrit. Sigurisht që gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në këtë vend, por ju duhet të kuptoni që shumë prej tyre janë objektivisht të pamundura për t’u fshirë apo për t’u ndarë nga arsyeja pse kanë ndodhur.
Vendi doli nga komunizmi si vendi më i varfër në Europë, si vendi më i izoluar, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Për 50 vjet ishim të detyruar të ishim një vend ku nuk kishte asnjë pronë private në asnjë mënyrë apo formë. Nuk kishim tituj pronësie, kishim shtëpi të trashëguara nga e kaluara. Na thuhej se gjithçka ishte e jona, por asgjë nuk ishte e askujt.
Ja pse ky lavjerrës i viteve ’90 shkoi në skajin tjetër dhe ja pse në Shqipëri pamë gjëra për të cilat të gjithë sot janë pishman. Pamë plantacione të tëra me limonë, portokalle, breza të tërë të gërmuar nga të gjithë ne si skllevër, për të siguruar ushqimin. Përdoreshim si skllevër./Dosja.al
SHBA- Senatori amerikan, Bernie Sanders ka reaguar pro protestave në kryeqytet lidhur me çështjen e Zvërnecit. Në një postim n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve dhe lajmeve të fundit në media e rrjete sociale, të ci...
Guillaume Mercier BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier ka folur lidhur me projektin e Zvërnecit, i cili ka ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një konferencë me gazetarët e BE-së. Gjatë fjalës së tij, R...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur Senatori amerikan Bernie Sanders, duke thënë se deri n&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me influenceret dhe blogeret, të cilët prej ditësh ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i bregdetit shqiptar ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke p&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se 63% e nxënëseve që kualifikohen në arsim profesional arrijnë të...
Sali Berisha SARAJEVË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat nga Sarajeva ku ndodhet në konferencën e Pa...