9 October 2024, 13:46
Nga N.F
Silvi Bardhi
TIRANË- Koordinatorja për departamentet në PD, Silvi Bardhi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat në lidhje me lindjen e një foshnjë në makinë gjatë protestës së 7 tetorit në Tiranë. Gjatë fjalës së saj Bardhi u shpreh se ky fëmijë një ogur i mirë për vendin dhe frymën e lirisë dhe protestes, kundër abuzimeve dhe së keqes në pushtet.
Ajo shtoi se zonja në fjalë e di se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital. Bardhi theksoi se shtatzania e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla.
Sipas saj pushteti u mundua gjithashtu të përdorte nënë e re si dëshmitare të rreme, por ajo me integritet qytetar refuzoi të takonte ministren e Shëndetësisë, si edhe të flasë në media variantin që i kishin parapërgatitur. Bardhi theksoi se zonja e dinte të vërtetën se thirrja në numrin e Urgjencës dhe kërkesa për Ambulancën i ishte refuzar. Prandaj familjarët e kishin transportuar me makinë private drejt spitalit.
Deklarata e Bardhit:
Përshëndetje! Si nënë, si qytetare e Tiranës por edhe si grua e aktivizuar në Partisë Demokratike, dua së pari t’i uroj shëndet të plotë nënës së re dhe jetë të gjatë fëmijës që u lind më 7 tetor, ditën e marshimit popullor në kryeqytet.
Le të jetë ky fëmijë një ogur i mirë për vendin dhe frymën e lirisë dhe protestes, kundër abuzimeve dhe së keqes në pushtet! Zonja në fjalë e di, siç e di tashmë edhe publiku, se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital.
Shtatzania e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla. Kujtoni pak rastin e Griseldës së Kavajës, partnere e ish-kryebashkiakut socialist të qytetit, e cila jo vetëm “u mor peng nga pushteti i Berishës” por edhe iu hoq fëmija në bark. Ky makabritet i sajuar iu përcoll me një letër alarmante të gjitha institucioneve ndërkombëtare nga zyrat e PS.
Fëmija doli jastëk dhe rrëmbimi i stisur si pjesë e konflikteve në çift, por askush në PS nuk kërkoi falje as pati turp. Kuzhinierët e së keqes në qeverinë Rama, fabrikuan edhe kësaj here një shtatzani problematike, lindjen e një nëne në makinë si pasojë e protestave të Berishës.
Edhe këtë herë mashtruan, falsifikuan dhe përhapën dezinformim. Si me magji, ekzaktësisht i njëjti titull u shfaq në të gjitha mediat që kontrollohen nga Rama, nga televizionet kombëtare deri te portalet e vogla të gjobvënies.
Pushteti u mundua me çdo kusht të denigrojë opozitën me një lajm të shpikur. Pushteti u mundua gjithashtu të përdorte nënë e re si dëshmitare të rreme, por ajo me integritet qytetar refuzoi të takonte ministren e Shëndetësisë, si edhe të flasë në media variantin që i kishin parapërgatitur. Zonja e dinte të vërtetën: thirrja në numrin e Urgjencës dhe kërkesa për Ambulancën i ishte refuzar. Në këto kushte familjarët e kishin transportuar me makinë private drejt spitalit.
pd silbi bardhi lindje protesta e 7 tetorit 2024
Politike
9 October 2024, 12:48
I.A
Hil Curri
TIRANË- Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri ka komentuar falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama n&eu...
Politike
9 October 2024, 12:41
N.F
Mediu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për ...
Politike
9 October 2024, 12:42
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ndërhyrë në zyrën ku mbahet mbledhja e Ko...
Politike
9 October 2024, 12:17
r.ll
komisioni
TIRANË- Për më shumë se një orë mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin vijon me debate mes kryetares ...
Politike
9 October 2024, 12:04
N.F
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se do të rinisë takimet me shqiptarët e diasporës. Me një poster me ngjyrat kuqezi nj...
Politike
9 October 2024, 11:48
r.ll
komisionoi
TIRANË- Vijon debati i ashpër në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, mes kryetares Albana Voks...
Politike
9 October 2024, 11:24
r.ll
pamje nga komisioni
TIRANË- Vijojnë prej rreth 30 minutash përplasjet në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndet&e...
Politike
9 October 2024, 11:20
r.ll
komisioni
TIRANË- Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, q...
Politike
9 October 2024, 11:12
r.ll
perplasja ne kuvend
TIRANË- Ka nisur me përplasje dhe tensione seanca e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-Up dhe Sterilizim...
Politike
9 October 2024, 10:55
r.ll
selia e pd
TIRANË- Ditën e sotme në orën 12:00, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të mbledhë n&...