2 September 2026, 13:12
Nga G.M
Delina Ibrahimaj, Edi Rama, Dashnor Sula
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me ministren Delina Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Dashnor Sula ka bërë me dije se mënyra se si do të zhvillohen inspektimet do të ndryshojnë. Ai ka kërkuar nga inspektorët që të kontrollojnë bizneset për ti korrigjuar dhe jo për ti ndëshkuar, pasi qëllimi është tu vijë në ndihmë bizneseve që të përmirësohen dhe të përmbushin standartet.
Pas takimit të zhvilluar, kryeministri Rama tha se duhet të ndryshojë qasja ndaj masave ndëshkuese. Sipas tij, gjoba duhet të jetë arma e fundit dhe nuk mund të përdoret si një 'spatë shantazhi' për sipërmarrësit.
“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojën testin e besës. Nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektoi nuk vjen te dera e biznesit si skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh. Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por ti ndihmojmë të përmirësohen dhe në përmbushjen e standardeve.
Gjoba është arma e fundit, jo e para. Kurrë një spate shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit. Kush nxjerr gjobën para fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin. Kujt i vjen inspektim pa paralajmërim për kontroll rutinë, duhet ta denoncojë menjëherë të inspektori i përgjithshëm.
Këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku, së shpejti çdo inspektoi që troket në emër të shtetit te dera e një tatim paguesi, do jetë i pajisur me kamera inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, dhe ai ta dijë se në çdo minutë është i mbikëqyrur”, tha Rama./Dosja.al
edi rama dashnor sula delina ibrahimaj
Politike
2 September 2026, 12:47
Evis Sala
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka paraqitur dorëheqjen e saj ditën e sotme. Mësohet se në...
Politike
2 September 2026, 11:20
I.A
Sofia Moreira
TIRANË- Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon sot kredencialet tek Bajram Begaj. Diplomatja por...
Politike
2 September 2026, 10:21
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar një ditë më par&...
Politike
2 September 2026, 10:18
I.A
TIRANË- Me anë të një shkrese të firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe të shpërndarë në media të shtun&e...
Politike
2 September 2026, 10:10
I.A
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se SPAK është përfshirë në p&e...
Politike
2 September 2026, 09:55
I.A
Kuvendi
KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje t&...
Politike
1 September 2026, 22:57
E. D
Sali BerishaSali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e so...
Politike
1 September 2026, 22:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aerop...
Politike
1 September 2026, 18:54
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur lidhur me ...
Politike
1 September 2026, 16:48
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie...