10 March 2025, 21:16
Nga M.B
Saimir Koreshi
TIRANA- Deputeti demokrat Saimir Koreshi, ka folur sot në Kuvend për situatën në qytetin e Lushnjës. Koreshi tha se Lushnja ka përjetuar një periudhë të vështirë gjatë 10 ditëve të fundit, ku është përhapur një aromë e rëndë nga bërësitë e ullirit, e cila, sipas tij, ka bërë të pamundur jetesën normale për qytetarët. Koreshi ngriti një tjetër shqetësim që ishte përdorimi i pesticideve të palejueshme, që po dëmtojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve. Deputeti e quajti këtë një emergjencë kombëtare dhe kërkoi që qeveria të marrë masa për të zgjidhur këtë problem. Ai nuk ka kursyer as ironitë me socialistët, duke i pyetur se ku i gjejnë paratë për drejtat dhe darka që shtrojnë me gratë e Lushnjës.
"Mirëmbrëma shqiptarë, se deputetë e kolegë këtu nuk janë as sa një pëllëmbë dore, Ju dërgoj selam nga Lushnja, e cila ka kaq dittë, 10 ditët e fundit, mbi 4 vite që vjen era bërsi ulliri. U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe. Më fal o kryetare se do ta shthur pak fjalorin, po vjen si era e pordhës së plevitosur.
Kur ju nuk keni respekt për lushnjarët, fjala ime në Parlament do të shthuret. Nuk ka mundësi, sa herë që vinte Taulanti drejtues thoshin e ka Taulanti, tani e ka Belinda, e ka kjo ministrja tjetër e Mjedisit. A ka mundësi njeri të vij ta verifikoj, të rri gjysmë ore atje. Kaq të fortë qenkan këta njerëz, po helmohet qyteti. Ashtu janë dhe kanalet. Nesër do shkoj e delegumja atje, dhe po digjen kallamat e kanaleve. Këtu kam buxhetin e Bashkisë, 200 milionë ose 2 miliardë të vjetra. 1 miliardë këta i kanë vetëm rroga. Me 70 milion lekë pastrohen të gjitha kanalet e Lushnjës. Kërm! Shkoj bordi kullimit tha nuk është i imi këtu tha, në Barbullimë, e ka bashkia tha. Bashkisë i kanë mbirë kallamat në çdo kanal.
Nxirreni dhe atë për deputetet. 1 miliardë shkon për rroga patronaxhimi, 50% e buxhetit. 25% për shërbime operative dhe 25% për investime. Ore na tregoni cik formulën se keni ardhur jeni lëshuar, keni marrë të gjitha gratë e Lushnjes dhe na i keni nxjerrë për dreka për darka, e po kërceni. Ore na tregoni nga i gjeni lekët që bëni gjithë këto festa, se vdiqëm, ne nuk po nxjerrim dot gratë në Pazar, t’i japim kafe të zezë.
Dhe një shqetësim për Lushnjën dhe për gjithë Shqipërinë, 35 pesticide të palejueshme ku është cenuar fortë siguria ushqimore të atyre që hamë. Këto nuk i sjellin bujqit, po i blejnë te ata që ka licensuar kjo qeveri dhe që futet te këto dogana. Këto pesticide që po na hanë dhe që na është bërë kanceri si me qenë virozë, grip. Kjo është emergjenca kombëtare dhe që duhet të zgjidhni. Lushnjës i hiqni kundërmimin se e mbytët", tha Koreshi.
saimir koreshi
Politike
10 March 2025, 21:07
A.Ll
Keshilli Bashkiak Durres
DURRËS - Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Durrës ka qenë e mbushur me diskutime dhe debate mes anëta...
Politike
10 March 2025, 21:06
M.B
Edi Rama në Bashkinë e Tiranës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme sërish në ambientet e Bashkis&...
Politike
10 March 2025, 20:53
M.B
Kuvendi
TIRANA- Pas 4 orësh diskutimesh është mbyllur seanca e sotme në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës p...
Politike
10 March 2025, 20:47
Dosja.al
Erion Veliaj dhe Toni Gogu
TIRANA- Erion Veliaj është një nga ata politikanë që dinë të transformohen sipas rastit....
Politike
10 March 2025, 20:31
A.Ll
TIRANË - Fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua sot në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviator...
Politike
10 March 2025, 20:16
M.B
Parlamenti Europian
TIRANA- Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej an...
Politike
10 March 2025, 20:21
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur...
Politike
10 March 2025, 20:02
M.B
Lumir Abdixhiku
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja s’do të shkoj&...
Politike
10 March 2025, 19:52
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është ndalur gjatë fjalës së...
Politike
10 March 2025, 19:38
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka deklaruar këtë të hënë se në Spitalin e Elbasanit vidhen sipas ...