LIVE UPDATES
Politike

Rama çoi gazetarin në 'riedukim', VOA: Reporterët në Shqipëri e kanë punën të vështirë për shkak të kërcënimeve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkoi kryeministrit të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata bëjnë, si akte që shënojnë rënie të lirisë për informim.

2 July 2022, 21:09 Nga I.A
Rama çoi gazetarin në 'riedukim', VOA: Reporterët
Edi Rama dhe Klevin Muka

TIRANË- Në Tiranë, organizata të gazetarëve, pedagogë dhe analistë të njohur reaguan lidhur me pezullimin tremujor nga konferencat e shtypit, që kryeministri Rama i komunikoi një gazetari, me shpjegimin se pyetja e tij ishte jo-etike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkoi kryeministrit të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata bëjnë, si akte që shënojnë rënie të lirisë për informim.

Kryeministri Edi Rama refuzoi t’i përgjigjej të premten pyetjes së gazetarit Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte bërë një pyetje joetike.

“Do të kalosh në riedukim, si Ambrozia, për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim. 3 muaj. Përgjigjen e radhës do ta marrësh pas 3 muajsh në tetor” - tha zoti Rama.

Kjo është hera e dytë që zoti Rama “çon për riedukim” përfaqësues të shtypit. Ngjashëm ai “çoi për riedukim” disa muaj më parë gazetaren Ambrozia Meta menjëherë pas një pyetje që ajo i bëri gjatë një konference me shtypin.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se ndëshkime të tilla janë të pazakonta dhe të panjohura në komunikimet e udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat.

Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, tha se ndërhyrja e kryeministrit dje ishte një akt i përsëritur penalizimi të gazetarit për shkak të pyetjes, gjë që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për t'u informuar dhe shënojnë rënie të lirisë për informim.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Përsëritja e rasteve të tilla do të shkaktonte reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare” - tha zoti Çipa.

Drejtuesja e Organizatës së Verifikimit të Fakteve "Faktoje.al", Klodiana Kapo, thotë se liria e mendimit dhe shprehjes, liria e të kërkuarit llogaridhënie me fakte dhe burime janë elemente bazë të gazetarisë, që e forcojnë edhe demokracinë.

“Zyrtarët e lartë të zgjedhur kanë detyrim të jenë transparentë, të hapur ndaj llogaridhënnies, sepse kjo forcon demokracinë e vendit dhe rrit besimin ndaj institucioneve publike, i cili është në nivel shumë të ulët. Një nga elementët kyç të pnës së një gazetari është të kërkojë fakte dhe t’i verifikojë ato, për të thënë të vërtetën, për të informuar. Kjo as nuk mund të dënohet, as nuk mund të shantazhohet” - thotë zonja Kapo.

Masa ndëshkuese e kryeministrit Rama ndaj gazetarit Muka cilësohet si e paqartë në kuptimin juridik dhe administrative nga pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu. Ai thekson se në komunitetin e gazetarëve nevojitet solidaritet, që këto lloj masash të mos përsëriten sa herë që artikulohen pyetje të papëlqyeshme ndaj zyrtarëve në të gjithë nivelet e administratës.

“Mendoj se pyetja e gazetarit nuk ishte jo-etike. Ishte pak sarkastike, por nuk ishte jo-etike. Ndërsa vendimi i kryeministrit ishte arrogant. Në vend që të jepte një përgjigje shteruese, ai dha një përgjigje dënuese. Mendoj që gazetarët janë lënë vetëm nga pronarët, nga shoqatat, dhe nga vetë njëri tjetri. Nuk shoh ndonjë solidaritet midis kolegëve” - thotë zoti Bregu.

Analisti i politikës dhe ekspert i gazetarisë, Lutfi Dervishi, thekson se nga përdorimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale, zyrtarët po ngushtojnë përherë e më shumë komunikimin me gazetarët.

Zyrtarët, thotë ai, ndjehen të habitur kur në përballjet e rralla me gazetarët ndeshen me pyetje sfiduese, por pyetjet janë për të marrë përgjigje dhe jo për të marrë ndëshkim.

“Është përtej imagjinatës që të shpallen ndëshkime ndaj gazetarit për pyetjen qe bën. Një gazetar i lirë ka të drejtën e shenjtë për të bërë pyetje sfiduese. Nuk është shkelje ligji, as blasfemi nëse gazetari në pyetjen e tij përdor sarkazmën. Është më mirë le ta teprojë gazetari, se sa ta teprojë pushtetari. Përdorimi nga ana e kryeministrit i termit “riedukim” është një atavizëm që vjen nga Revolucioni Kulturor Kinez i shekullit të kaluar. Ndëshkimi i gazetarëve është thjesht një gabim” - thotë zoti Dervishi.

Shqipëria ra me 20 vende në Indeksin Botëror të lirisë së Shtypit, përgatitur nga organizata “Reporterëve pa Kufij”, duke u renditur në vendin e 103 nga 180 për vitin 2022.

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë në raportet e tyre se kuadri ligjor për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit nuk zbatohet plotësisht në praktikë dhe ka shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të informimit dhe të shtypit, të cilat vazhdojnë.

Ato theksojnë se për gazetarët në Shqipëri është mjaft e vështirë për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të vështira të punës.

Marrë nga VOA

klevin muka edi rama

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë