Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Rama: Do të krijojmë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, do të ketë përfaqësi në çdo bashki
Ndërtimi i kësaj agjencie, sipas Ramës, do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh dhe do t'i ndihmojë të krijojnë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi.
21 July 2025, 19:34Nga r.ll
edi rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të krijohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit dhe Zhvillimit dhe do të ketë përfaqësi në çdo bashki të vendit me rol udhëheqës në kontrollin dhe orientimin e zhvillimeve urbane.
Ndërtimi i kësaj agjencie, sipas Ramës, do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh dhe do t'i ndihmojë të krijojnë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi.
"Kemi menduar për gjithçka por është lënë jashtë dhe në mënyrë të përsëritur në Kuvend ka patur ndërhyrje në minutën e fundit që kanë shkuar në favor të ndërtuesve. Do e përfshijmë menjëherë dhe ndërkohë do të procedojmë më pas me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit si një agjensi me shtrirje në territor dhe përfaqësi në cdo bashki.
Do ta kenë më të lehtë nga pikëpamja teknike sa i takon zhvillimit të territorit ku do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh, të krijojmë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi. Do na japë mundësi të kemi burime njerëzore më cilësore në territor.", tha Rama.