21 July 2026, 16:18
Nga G.M
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri i vendit Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët e Thethit ka deklaruar se Paketa e Maleve është hartuar për t’u ardhur në ndihmë trashëgimtarëve të pronarëve në zonat malore dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.
Gjkatë fjalës së tij ai theksoi se kjo nismë nuk përfshin uzurpues, biznesmenë pa të drejta mbi pronat apo oligarkë, ndërsa shtoi se procesi i aplikimeve ka nisur dhe disa qytetarë kanë marrë tashmë përgjigje pozitive.
Edi Rama: Një tjetër thotë: "Në zonat malore, si Thethi dhe zonat e tjera, duhet të ndërtojnë vendasit që të përmirësojnë jetesën e tyre dhe jo t'u jepni leje ndërtimi biznesmenëve të preferuar. Shqipëria dhe toka e Shqipërisë u takojnë shqiptarëve." Nejse, këtë e kemi dëgjuar shumë kohët e fundit. Pastaj një tjetër thotë: "Oligarkët ndanë me llokma bregdetin, tani do ndani edhe malin."
Pastaj një tjetër thotë: "Paketa e Maleve është e domosdoshme, është e kohës, por me ligjet dhe të drejtat e pronarëve të vërtetë dhe jo me uzurpuesit."
Dhe ekzaktësisht që të mos zgjatem këtu, po e rimarr arsyetimin. Paketa e Maleve është ekzaktësisht e kundërta e të gjitha këtyre që thuhen. Ekzaktësisht e kundërta. Paketa e Maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë marrëveshje me ju.
As për oligarkë, as për asgjë tjetër, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501, sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e keni pranuar ligjin 7501. E keni ndarë tokën mes jush me kufijtë e vjetër dhe, përgjithësisht, jo gjithmonë, por përgjithësisht, nuk keni konflikte me njëri-tjetrin. Por është edhe për të adresuar aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka, siç është këtu, për shembull, asnjë mundësi tjetër zhvillimi, përveç turizmit./Dosja.al
edi rama paketa e maleve
Politike
21 July 2026, 16:12
E.d
Edi Rama
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët në Theth. Gjatë fjalës së...
Politike
21 July 2026, 15:45
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar ditën e sotme se po punon për një platformë politike, k...
Politike
21 July 2026, 15:17
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar se ka vënë re një pakënaqësi të anë...
Politike
21 July 2026, 15:10
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka treguar se si e ka marrë vendimin për t'u larguar nga...
Politike
21 July 2026, 14:48
D.S
Rapaj- Christopher Nolan
TIRANË- Kinemaja botërore dhe prodhimi më i ri i regjisorit të famshëm Christopher Nolan, “The...
Politike
21 July 2026, 14:08
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar ashpër pasi u gjobit nga ...
Politike
21 July 2026, 14:00
D.S
Erjon Isai
TIRANË- Është shtyrë seanca paraprake gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erjon ...
Politike
21 July 2026, 13:55
D.S
TIRANË- Një analizë e thelluar e revistës prestigjioze “Foreign Policy” i ka kushtuar vëmendje të gjer&eu...
Politike
21 July 2026, 13:41
D.S
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri Ilir Beqaj ka ndërmarrë një hap të ri ligjor, duke iu drejtuar ditën e sotme Gjyka...
Politike
21 July 2026, 13:35
D.S
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Ministri Blendi Gonxhja ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe fyese gjatë raportim...