14 May 2026, 12:25
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bllokuar procesin e integrimit në BE pasi zgjodhi të mbrojë Belinda Ballukun. Në seancën maratonë në Kuvend, Bardhi deklaroi se Rama nuk e kaloi testin e BE dhe tashmë Europa po na vendos kusht pas kushtesh për procesin e integrimit.
Bardhi foli për fushatën zgjedhore të PS-së, duke theksuar se Rama u premtoi shqiptarëve pasaportë të BE, por sipas tij e vetmja gjë për të cilën ka nevojë Shqipëria është të mbyllë edhe kapitullin e dështuar të Edi Ramës.
“Po i ngop shqiptarët me lugën bosh të 2030. U premtoi shqiptarëve në zgjedhje pasaportë të BE. Prezantonte pasaportën e Shqipërisë sikur Tirana të ishte bërë anëtare e BE, para pak muajsh e harroi premtimin dhe na tha se kishte disa vende të BE që nuk na duan. Disa javë më parë firmosi me Vuçiç tërheqjen nga anëtarësimi i plotë dhe i menjëhershëm, ndërsa sot ka sjellë një raport ku letra është shumë larg realitetit, në realitet nuk është se ndonjë vend anëtar i BE na e ka me hile, e vërteta është se është Rama që na e ka me hile. Ai zgjodhi Ballukun para BE. Rama nuk e kaloi testin e Europës dhe sot vendet e BE po na vendosin kusht pas kushtesh duke shprehur hapur mosbesimin ndaj kësaj qeveri. Në letrat e dhe raportet e Ramës çdo gjë duket perfekte, por Europa nuk është propagandë, është barazia para ligjit të cilin Rama e shkeli me të dyja këmbët për hatër të Ballukut. Europa nuk është noter i qeverisë, është llogaridhënie, të lejosh opozitën të ngrejë komisione hetimore, të mos u fshihesh interpelancave. Alternativa jonë është një Shqipëri ku integrimi Europian nuk përdoret si propagandë, apo si monedhë politike për të negociuar heshtjen ndaj korrupsionit, për ne është standard qeverisje. Kjo është arsyeja pse vendit i duhet ndryshim politik, Shqipëria nuk ka nevojë të hapë kapitujt me Europën, ka nevojë të mbyllë kapitullin e pandëshkueshmërisë dhe kapitullin e dështuar të Ramës”, tha Bardhi./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
14 May 2026, 12:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën për bllokimin e komisionit hetimor për A...
Politike
14 May 2026, 11:58
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancë ...
Politike
14 May 2026, 11:55
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Seanca parlamentare ku diskutohej rezoluta për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian u sh...
Politike
14 May 2026, 11:25
I.A
Igli Hasani
TIRANË- Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka lexuar projektrezolutën për int...
Politike
14 May 2026, 11:07
I.A
Tomorr Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gj...
Politike
14 May 2026, 10:58
D.S
TIRANË- Është zbuluar drafti final i rezolutës për antarësimin në BE i dakordësuar nga dy partitë e mëd...
Politike
14 May 2026, 10:57
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me raporti...
Politike
14 May 2026, 10:43
I.A
Berisha dhe Spiropali
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me replika mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetes së ...
Politike
14 May 2026, 10:43
I.A
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën socialiste se nuk po lexojnë raportin për integrimin p...
Politike
14 May 2026, 10:35
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për interperlancë me kryeministrin Edi Rama është rrëzuar n...