27 September 2026, 14:54
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtrenjtë nga krimi i organizuar. Duke folur nga Rinasi, Rama i ka quajtur deputetët e opozitës si pisanjosë me kostum parlamentar.
Rama tha se të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë detyrës si kryeministër janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar dhe se ato nuk i ka marrë për t’i çuar në shtëpinë e tij.
“Sot në kryeministrinë e Republikës së Shqipërisë, ka një muze të dhuratave që merr kryeministri. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar apo me sqep sorrash e korbash në vend të buzëve, të cilët ndër plot jashtëderdhjet e tyre në mexhelisin e Shqipërisë, kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë, që unë e paskesha marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka thuajse një duzinë orash të shtrenjta e super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua, personalisht, jo nga kriminelë po nga miq të fuqishëm a vizitorë shumë të nderuar.
Por ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, me tërë dhuratat e tjera të tetë viteve të tij në zyrën e kryeministrit, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si kryeministër dhe çfarë më takon të kem si kryeministër, nuk vjen as për ta çuar në shtëpinë time, as për ta pasur edhe për veten time. Prandaj për shembull privatisht unë udhëtoj gjithnjë njësoj si çdo shqiptar tjetër ose prandaj fjala vjen, makina ime merret me qera nga partia, nuk blihet nga kryeministria, përderisa përdoret edhe për udhëtime partie e jo vetëm qeverie,” tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
27 September 2026, 14:45
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vl...
Politike
27 September 2026, 14:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si informacionet nga hetimet e drejtësisë bëhen publike në...
Politike
27 September 2026, 14:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar arrestin dhe hetimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, si një çësht...
Politike
27 September 2026, 14:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve të opozitës për të shpjeguar mënyrën se si Vlora Hysen...
Politike
27 September 2026, 14:34
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tha se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit është detyra të drejtësisë, ...
Politike
27 September 2026, 14:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimin e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Nga Rinasi, Rama i ka dal n...
Politike
27 September 2026, 14:25
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së masës së arrestit shtëpie ndaj ish-drejtoreshës s&eum...
Politike
27 September 2026, 14:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas anulimit të konferencës së paralajmëruar t&e...
Politike
27 September 2026, 13:53
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për një tryez&...
Politike
27 September 2026, 13:45
I.A
Sali Berisha
RINAS- Një xing ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Mësohet se në momentin ...