28 October 2022, 10:36
Nga A.B
Edi Rama
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se tokat të cilat përdoren nga pronarë pa dokumente sipas ndarjes me ligjin 7501 dhe që pengojnë investimet të rëndësishëm në bujqësi dhe agroturizëm shteti do të ndërhyjë duke e zgjidhur problemin në favor të investitorit. Rama tha se në rastet kur investitorë të caktuar do të duan të bëjnë investime, por toka nuk ka pronarë me letra, atëherë shteti do e regjistrojë tokën në emër të investitorit.
Rama shtoi më tej se pasi t’i kalohet toka investitorit dhe del një pronar që pretendon se është toka e tij, atëherë problemin do ia zgjidhë shteti, por nuk ka më punë me tokën.
'Ajo që ne po bëjmë për të lehtësuar këtë pjesë është që të nisemi nga fakti. Nëse vjen një kërkesë për të financuar një agroturizëm, është shtëpia e babës, e gjyshit ose toka e gjyshit dhe nuk i ka letrat për arsye se nuk është bërë ndarja se ka zona sidomos në veri që nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën me mirëkuptim dhe nuk kanë konflikt. Ligji thotë që ndahet me 7501. Faktikisht ata e kanë tokën, e kanë pa konflikt. Fshati e njeh shumë mirë se ku mbaron toka e njërit, fillon toka e njërit, ku fillon toka e tjetrit, por nga ana tjetër nuk mundet dot të marrin letrat për këtë shkak. Zgjidhja që ne do t’i japim ndërkohë që kemi bërë dhe disa ndryshime të nevojshme për të bërë regjistrimin në këto zona, ajo që do t’i japim është që në qoftë se vjen dikush, ose vijnë disa dhe thonë këtu do të ndërtojmë një pikë grumbullimi, do bëjmë një investim X për zhvillimin bujqësor apo blegtoral, ne do t’ia regjistrojmë atë copë toke që është për këtë aktivitet, me barrën që nëse do të shfaqet një problem X në të ardhmen, këtë problem cilido që e shfaq e ka me shtetin, nuk e ka me personin. Personi e merr, e gëzon atë përgjithmonë në bazë të faktit. Po që se dikush tjetër del dhe e pretendon, me të do merret shteti, nuk merret më personi dhe kështu jemi në rregull. Kjo është mundësi teorike sepse e thashë, këto toka nuk kanë konflikte. Me mbështetjen e njësisë administrative dhe të bashkisë që e certifikon këtë fakt, që zotëria që foli e ka të punuar tokën, i ka reale prodhimet, është reale që s’ka konflikt në ato copa toke që i ka blerë nga të tjerët edhe që dihet kush janë, mund ta përfitojë atë mbështetje duke marrë regjistrimin e tokës në bazë të asaj që prodhon dhe të letrave të shitblerjeve me persona të caktuar. Kjo është zgjidhja që do na ndihmojë dhe do ta bëjmë shumë shpejt.”, tha Rama.
edi rama rama ne bulqize
Politike
28 October 2022, 10:36
e.k
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Zëvendës Këshilltari i Lartë për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë Jon Finer...
Politike
28 October 2022, 10:21
A.B
Edi Rama
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se fermerët në Bulqizë duhet të krijojnë shoqëri t&e...
Politike
28 October 2022, 10:06
A.B
Fermeri
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bulqizë. Ai është takuar me fermerët, të cilët...
Politike
28 October 2022, 10:00
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkuar këtë paraditë në zyrën e Prokurorëve...
Politike
27 October 2022, 23:53
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj Ilir Metës për ç&e...
Politike
27 October 2022, 23:33
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë një mesazh teksa ishte në emision live pas thirrjes së...
Politike
27 October 2022, 23:08
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar se në çështjen gjyqësore policia ka shkuar me duar në...
Politike
27 October 2022, 23:05
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha deklaroi se bisedimet brenda PD-së po vazhdojnë. I ftuar në em...
Politike
27 October 2022, 22:59
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se do të dorëzojë në kuvend ligjin për heqjen e parashkrimit pë...
Politike
27 October 2022, 22:53
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti demokrat Agron Shehaj tha se nuk ka ndërmend që të kandidojë për kryetar për Bashkinë...