LIVE UPDATES
Politike

REL: Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

Këto subjekte politike kanë këshilltarë në kuvendet komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Ranillugut.

16 March 2026, 18:35 Nga E.d
REL: Opozita serbe në Kosovë me nismë të re
Foto ilustruse

Uniteti, lufta për një pozitë më të mirë të komunitetit serb në Kosovë dhe perceptimi ndryshe i rrethanave politike. Këto janë disa nga arsyet përse iniciativat qytetare serbe “Rrënjët” dhe “Veriu për të gjithë”, si dhe partia politike Lëvizja Popullore Serbe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi më 15 mars.

Këto subjekte politike kanë këshilltarë në kuvendet komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Ranillugut. Një nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, njëherësh udhëheqës i iniciativës qytetare “Rrënjët”, Ivan Vuçkoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja e bashkëpunimit nënkupton edhe mundësinë e veprimit të përbashkët të këtyre tri subjekteve politike në zgjedhjet e ardhshme.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e vendit vendosi një masë të përkohshme deri më 31 mars, duke pezulluar zbatimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, derisa ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

A ka vend për veprime të reja politike?

Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se çdo bashkëpunim midis partive opozitare serbe në Kosovë është i mirëpritur, me kusht që të ketë një qëllim dhe strategji të përbashkët.

Por, sipas tij, mbetet të shihet nëse marrëveshja e fundit do të rezultojë në një alternativë më serioze politike në praktikë.

“Ajo që është e sigurt, është se pluralizmi politik është shumë i nevojshëm në mesin e komunitetit serb në Kosovë. Vetëm një front më i gjerë politik mund të përfaqësojë një kundërpeshë më serioze ndaj opsioneve ekzistuese nga komuniteti serb - nga njëra anë, Lista Serbe, të cilën Beogradi e sheh si adresën e vetme legjitime politike për serbët në Kosovë, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë, dhe nga ana tjetër, partia e Nenad Rashiqit, të cilën institucionet e Kosovës e shohin si partneren e vetme nga komuniteti serb”, thotë Saviq për Radion Evropa e Lirë.

Politikologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, beson se një pjesë e opozitës serbe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi sepse llogarit në thirrjen e zgjedhjeve të reja. Por, ai është skeptik se në fund - nëse caktohen zgjedhje të reja - këto parti do të dalin me një listë të vetme të përbashkët.

Ai kujton se në prag të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, nuk kishte ndonjë paraqitje të përbashkët të partive opozitare serbe apo iniciativave qytetare, por shton se ka hapësirë për veprime të reja politike.

“Zgjedhjet kanë treguar tashmë se ka hapësirë që një pjesë e votuesve të votojnë për një ‘rrugë të tretë’”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, fitoi nëntë nga dhjetë vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb, në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa një vend e fitoi Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, i cili ka bashkëpunim të mirë me Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti dhe aktualisht është ministër për Komunitete dhe Kthim.

Kush mund t'i bashkohet aleancës së re?

Vuçkoviq, i cili është edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Leposaviqit, thotë se janë të hapur për bashkëpunim me organizata ose individë të tjerë politikë, por me përjashtim të atyre që kanë bashkëpunuar me Listën Serbe ose Qeverinë e Albin Kurtit në të kaluarën.

“Ne besojmë se uniteti mund të çojë në përparim. Ne nuk e nënshkruam këtë marrëveshje për të konkurruar me askënd, por duam të ofrojmë një perceptim ndryshe të kushteve politike. Nuk na intereson nëse kjo do të reflektohet në Listën Serbe apo në partinë e Rashiqit. Ne do të ofrojmë programin tonë, njerëzit tanë - kjo është e gjitha që na intereson”, thotë Vuçkoqviq.

Ai shton se të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes ruajnë individualitetin e tyre, por se veprimi i përbashkët është ende i mundur kur bëhet fjalë për interesa të rëndësishme të komunitetit serb.

Millija Bishevac, që përfaqëson Lëvizjen Popullore Serbe, tha në një konferencë për media më 15 mars se marrëveshja për bashkëpunim me iniciativat qytetare “Rrënjët” dhe “Veriu për të gjithë” u nënshkrua për t’i ofruar komunitetit serb një alternativë, përkatësisht për të krijuar “politikë autentike”.

“Për shumë vite, këtu është ndjekur politika e gabuar, e diktuar nga Lista Serbe, e cila gjithmonë ka pasur mbështetjen zyrtare të Beogradit dhe po na çon drejt shkatërrimit. Pikërisht për këtë arsye, kemi vendosur të nisim një proces të bashkimit të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe”, tha ai.

A është e qëndrueshme politika e pavarur e serbëve të Kosovës?

Saviq thotë se një politikë që përpiqet të jetë e pavarur si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina, “ka logjikë”, por se është shumë e vështirë të arrihet në praktikë.

Ai thekson se Lista Serbe ka mbështetje të fortë politike dhe institucionale nga Beogradi dhe se, për këtë arsye, është e vështirë për t’iu kundërvënë asaj.

“Përveç kësaj, prej vitesh është ndërtuar një narrativ se qytetarët - në këtë rast nga komuniteti serb - i sigurojnë kushtet themelore për ekzistencë nga buxheti i Republikës së Serbisë, vetëm falë faktit që Lista Serbe është në pushtet. Kjo gjë është absolutisht e pavërtetë. Nga ana tjetër, Nenad Rashiq ka gjithashtu mbështetje të konsiderueshme nga aktorë të caktuar politikë në Prishtinë, kështu që hapësira për opsionet politike që përpiqen të jenë të pavarura nga të dyja palët, është mjaft e ngushtë”, thotë Saviq.

Megjithatë, ai shton se bashkimi i aktorëve politikë të opozitës është i nevojshëm dhe se ndryshimet në nivel lokal tashmë janë të vërejtshme - thjesht nga fakti se po dëgjohen zëra politikë që nuk janë nga Lista Serbe.

“Unë besoj se kjo është e rëndësishme për një shoqëri që, të paktën në mënyrë deklarative, përpiqet për parime demokratike, sepse mungesa e debatit, dialogut dhe përballjes së opinioneve të ndryshme mbi çështje që prekin komunitetin serb, është një nga arsyet kryesore përse ai ndodhet në një situatë katastrofike sot”, thotë Saviq.

Gogiq, në anën tjetër, thotë se tri subjektet politike që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, i koordinuan veprimet e tyre në nivel lokal, por se “aleanca nuk do të ketë kuptim nëse ato nuk shkojnë në zgjedhje së bashku”.

“Ky është testi bazë. Këtu ngecën më herët, sepse kur ishte më e nevojshme, para zgjedhjeve, ndodhi një përçarje. Tani, mbetet të shihet nëse kjo aleancë do të mbijetojë, po qe se ka zgjedhje në Kosovë”, përfundon Gogiq./REL

kosovë opozita serbe bashkëpunim

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin