LIVE UPDATES
Politike

Reuters: Rama kërkon mandatin e 4, teksa vendi dominohet nga krimi dhe korrupsioni!

Mbetjet duhej të përpunoheshin në një incinerator të ri për të prodhuar energji elektrike, por projekti është përballur me probleme të vazhdueshme operimi dhe, sipas banorëve, grumbulli është rritur. Ky është një nga tre impiantet e tilla me vlerë qindra milionë euro, në qendër të një skandali korrupsioni, ku prokurorët pretendojnë se kontratat për incineratorët janë dhënë në mënyrë të paligjshme, ministrat kanë pranuar pagesa dhe kontraktorët kanë falsifikuar fatura për punë që nuk janë kryer kurrë.

9 May 2025, 11:18 Nga Reuters
Reuters: Rama kërkon mandatin e 4, teksa vendi dominohet nga krimi dhe
Edi Rama

Ilir Rranci u zhvendos në një fshat të vogël pranë qytetit të Elbasanit për pamjen nga majat e mbuluara me dëborë dhe për një kopsht mjaftueshëm të madh për pemë frutore, pula dhe gjela deti. Sot, megjithatë, peizazhi përreth është bllokuar nga një mal me mbetje shumëngjyrëshe që vjen nga një vendgrumbullim mbeturinash aty pranë.

Mbetjet duhej të përpunoheshin në një incinerator të ri për të prodhuar energji elektrike, por projekti është përballur me probleme të vazhdueshme operimi dhe, sipas banorëve, grumbulli është rritur. Ky është një nga tre impiantet e tilla me vlerë qindra milionë euro, në qendër të një skandali korrupsioni, ku prokurorët pretendojnë se kontratat për incineratorët janë dhënë në mënyrë të paligjshme, ministrat kanë pranuar pagesa dhe kontraktorët kanë falsifikuar fatura për punë që nuk janë kryer kurrë.

Pamja nga shtëpia e Rrancit pasqyron efektet e vazhdueshme të korrupsionit të përhapur në këtë vend ballkanik me 2.4 milionë banorë, ku kryeministri Edi Rama po kërkon rizgjedhjen për një mandat të katërt të paprecedentë në zgjedhjet e 11 majit, duke premtuar se Shqipëria do të pastrohet nga korrupsioni dhe do t’i bashkohet Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

Nuk është ende e qartë se si ky dhe skandale të tjera korruptive do të ndikojnë Ramën në zgjedhje, të cilat do të përfshijnë për herë të parë rreth 250,000 votues të regjistruar nga diaspora. Sondazhet tregojnë se ai ka një epërsi të konsiderueshme ndaj një opozite që edhe vetë është përballur me akuza për korrupsion. Por analistët thonë se kjo mund t’i kushtojë Partisë Socialiste vende në parlament dhe të dëmtojë shanset për anëtarësim në BE brenda pesë viteve. Në fakt, shumë ekspertë janë skeptikë për afatin kohor të Ramës për BE-në, duke parë sa kohë u ka marrë vendeve të tjera të rajonit të përmbushin kushtet për anëtarësim.

“Rasti i incineratorëve tregoi çfarë nuk shkon me sistemin shqiptar. Të gjitha mekanizmat mbrojtës dështuan, verifikimi i kujdesshëm dështoi,” tha Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London.

Pas hetimeve nga prokurorët antikorrupsion të Shqipërisë, të njohur si SPAK, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u burgos për akuza korrupsioni lidhur me marrëveshjet për incineratorët. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u akuzua gjithashtu, por ka lënë Shqipërinë.

Avokati i Kokës nuk pranoi të komentojë. Reuters nuk mundi të kontaktojë me Ahmetajn. Banorët jashtë Elbasanit thonë se impianti nuk ka funksionuar prej muajsh. Eco-Elb, kompania që menaxhon projektin në emër të bashkive vendore, nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Në vendgrumbullim, korbat krokasin mbi mbetjet e kalbura. Kur fryn erë nga jugu, banorët mbyllin dritaret për t’u mbrojtur nga era e keqe. Të pyetur nëse do të votonin për Ramën, ata qeshin.

“Nuk do të votoj kurrë për të tani,” tha Rranci.

“Kështu janë punët në Shqipëri,” tha një tjetër banor, Besim Stafa. “Shpenzojnë shumë para për asgjë.”

Dyert e Europës “të hapura”. Mbështetësit e Ramës thonë se ai ndihmoi Shqipërinë të largohej nga e kaluara e vështirë komuniste, ku udhëheqësi afatgjatë Enver Hoxha e kishte izoluar vendin për dekada nga pjesa tjetër e botës. Në kryeqytetin Tiranë sot, banesat e zymta të kohës sovjetike qëndrojnë pranë pallateve të reja moderne dhe restoranteve e kafeneve plot gjallëri. Një pistë e re në aeroportin e Tiranës pritet të ofrojë së shpejti fluturime direkte për në Nju Jork.Rritja vjetore ekonomike mbi 4% për periudhën 2022–2024, e nxitur nga tregtia me BE-në, një bum turistik dhe prodhimi i fuqishëm i energjisë hidrike, i ka tejkaluar vendet e tjera në Ballkan, thotë Banka Botërore.

Investitorë të profilit të lartë përfshijnë dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kompania e të cilit planifikon të ndërtojë një resort luksoz në një ishull të pabanuar në brigjet e Adriatikut, duke shqetësuar disa banorë lokalë. Vendi u hoq nga lista gri e Task Forcës Financiare për Veprim kundër Pastrimit të Parave në vitin 2023 për shkak të përpjekjeve në luftën kundër pastrimit të parave. Kjo është pjesërisht falë SPAK-ut, i themeluar në vitin 2019, që që nga ajo kohë ka konfiskuar 200 milionë euro nga veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rama ka fituar mbështetje nga Perëndimi duke pranuar emigrantë nga Italia dhe duke strehuar afganë në pritje të vizave për në Shtetet e Bashkuara. Në mitingjet e kësaj jave, Rama valëviti flamuj të BE-së. “Ne jemi te porta e Europës dhe ajo derë tani është e hapur për ne,” u tha ai mbështetësve në qytetin lindor të Pogradecit.

Korrupsioni, pakënaqësia

Kritikët thonë se Rama ka përqendruar shumë pushtet, ka dështuar të çrrënjosë korrupsionin dhe ka tentuar t’i mbyllë gojën opozitën me akuza të fabrikuara për korrupsion, akuza që Rama i mohon. Kushtet e dobëta të jetesës dhe papunësia e lartë kanë nxitur emigrimin në masë: popullsia është zvogëluar me 420,000 që nga viti 2011 deri në 2023, tregojnë të dhënat e censit. Gjatë vitit të kaluar ka pasur shpërthime të përsëritura trazirash për shkak të akuzave ndaj udhëheqësit të opozitës, Sali Berisha, nga Partia Demokratike, i cili është vendosur në arrest shtëpie.

Berisha, i cili ka punësuar një firmë lobimi në SHBA pjesërisht për të përmirësuar imazhin e tij në Uashington, ku zyrtarisht konsiderohet “persona non grata”, thotë se akuzat janë të motivuara politikisht. Ekspertët thonë se vendi mbetet një qendër për bandat kriminale që kërkojnë të pastrojnë miliarda euro të fituara nga trafiku i drogës dhe armëve në mbarë botën. Kjo, sipas tyre, shpjegon praninë e Range Rover-ëve dhe pallateve të reja shkëlqimtare por shpesh bosh në Tiranë.

Të dhënat e censit tregojnë se rreth një e treta e banesave në Shqipëri janë të pabanueshme, shumë më tepër se në shumicën e vendeve të BE-së.

“Shqipëria është një nxënëse e mirë në letër, por i mungon zbatimi,” tha Jorida Tabaku, deputete nga Partia Demokratike. “Ne duam që standardet të përmirësohen për njerëzit, standarde në jetën e përditshme, qoftë në ekonomi … arsim dhe shëndetësi.”/Reuters

edi rama zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin