22 July 2022, 12:04
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, deklaroi se “dje ishte një ditë e keqe dhe e shëmtuar për parlamentin shqiptar”, pasi, sipas tij, “ai nuk ishte Parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë”.
DEKLARATA E BERISHËS:
Së pari, dje ishte një ditë e keqe, e shëmtuar për parlamentin shqiptar. Ai nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë. Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit. Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare.
sali berisha
Politike
22 July 2022, 11:54
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë për raportin e Dick Marty.&nbs...
Politike
22 July 2022, 11:46
e.k
Belinda Balluku
POGRADEC- Kryeministri Rama po zhvillon një takim me krerët e bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre ...
Politike
22 July 2022, 11:25
A.B
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar dhe një herë për listën me 27 politikanë t&...
Politike
22 July 2022, 11:19
A.B
Ilir Meta
KOSOVË- Presidenti Ilir Meta u pyet ditën e sotme nga gazetarët në Kosovë se çfarë do të bëjë...
Politike
22 July 2022, 11:15
A.B
Adriatik Mema
POGRADEC- Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama tha publikisht para kry...
Politike
22 July 2022, 10:45
e.k
Ilir Meta
PRISHTINË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua me homologen e ti...
Politike
22 July 2022, 10:05
A.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka shpallur katër bashkitë shembuj sipas tij në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e territorit....
Politike
22 July 2022, 09:59
A.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre....
Politike
22 July 2022, 09:51
A.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive që të kërkojnë llogari nga nënpunësit e ty...
Politike
22 July 2022, 09:47
e.k
Edi Rama
Edi Rama: Ky vend nuk mund të jetë pis, ka pasuri natyrore që ja ka dhënë zoti dhe nuk mund të jetë i ndotur. S...