13 May 2025, 22:46
Nga r.ll
foto e postuar nga bardhi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se është zemërthyer që zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve.
Ai ka falenderuar të gjithë demokratët dhe mbështetësit e opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Bardhi thekson në reagimin e tij se demokratët do të qëndrojnë të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë.
POSTIMI I PLOTË:
Një falenderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!
Në qarkun e Fierit Partia Socialiste ka siguruar 96540 vota -12 mandate. Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 39112 vota- 4 mandate.
gazment bardhi zgjedhjet ne qarkun e fierit
Politike
13 May 2025, 22:29
N.F
Berisha dhe Rama
TIRANË- Procesi i numërimit të kutive të votimit vijon pandërprerë ndërsa në rang vendi kanë ...
Politike
13 May 2025, 22:26
r.ll
rama, starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar homologun e tij, Edi Ramën për fitoren në ...
Politike
13 May 2025, 22:20
N.F
Foto ilustruese
LIBRAZH- Një tjetër rast ku janë gjetur më shumë fletë votimi se numri i votuesve është shënua...
Politike
13 May 2025, 22:17
r.ll
sanchez, rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që i bëri homologu i tij spanjoll, Pedro Sanxhez. Rama shprehet në po...
Politike
13 May 2025, 22:01
N.F
Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë deklaratës së tij për mediat ka folur në l...
Politike
13 May 2025, 22:00
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Kandidatja e PD-së në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku po ndjek procesin e num&...
Politike
13 May 2025, 21:44
r.ll
sanchez, rama
SPANJË-Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka uruar homologun e tij Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve në Shqip...
Politike
13 May 2025, 21:38
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste pë...
Politike
13 May 2025, 21:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 1...
Politike
13 May 2025, 21:16
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me proc...