7 May 2024, 10:36
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk ka përfunduar ende. Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme, Rama theksoi se armiku i tyre ka ende forcë për t'i plagosur ose për t'i vrarë. Rama gjatë fjalës së tij deklaroi se në 10 vitet e fundit janë krijuar kushtet për ta kthyer tendencën në drejtimin e duhur. Ndërkohë që ka shtuar se lufta e korrupsionit ka nisur siç duhet në vend.
"Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe për të vrarë. Nëse deri dje era ishte në favorin e armikut, sot është në favorin e shtetit që e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë përgjatë gjithë vijës së frontit, nga një armik që e sfidon Shqipërinë. Në këto 10 vite kemi krijuar kushtet për ta kthyer tendencën në drejtimin e duhur. Për ta kthyer korrupsionin në breshkë. Korrupsioni është një sistem paralel, kancerogjen. Ai është një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin, për ta kthyer në anën e vet dhe ka ekzistuar në përmasa e forma të ndryshme, në çdo kohë dhe në çdo shtet.
Në komunizëm kishte shumë pula e raki për të mbyllur punë, ndërsa në shoqërinë demokratike korrupsioni lind normalisht, në boshllëkun e krijuar prej shembjes së shtetit të vjetër. Kohëzgjatja e përballjes së shtetit, si alternativë e shtetit varet nga si dhe sa, shtetbërja demokratike nxitet me reforma, zhvillohet me mekanizma institucional, shtretëzohet në nivelet e bashkëjeteses dhe shtrihet në të gjitha rrugët.
Rrugëkalimi i Shqipërisë drejt një shoqërie të hapur, pjesë përbërëse e BE, nuk ka përfunduar ende. Shqipëria pati një fatkeqësi të vetën, krahasuar me të tjera vende, nga mendësia otomane ‘më jep të jap’, kjo fatkeqësi ishte fakti që Shqipëria u vu gjatë nën presionin mbytës të një jetë të penguar nga fryma tribale e një segmenti politik që e mishëroi antikomunizmin të ngjizur si pjellë e bajraktarizmit dhe enverizmit. Lufta e korrupsionit ka nisur siç duhet," tha Rama.
edi rama
Politike
7 May 2024, 10:31
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme ka deklaruar se edhe Partia që ai ...
Politike
7 May 2024, 10:19
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetin e ministrave...
Politike
7 May 2024, 10:06
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar Socialist dhe kabinetin e ministrave.
...
Politike
7 May 2024, 10:01
r.ll
edi rama
TIRANË- Sot në Kryesinë e Kuvendit do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku do të marrin pje...
Politike
7 May 2024, 08:11
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit mbledhje me ministrat dhe deputet...
Politike
6 May 2024, 22:20
N.F
Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së fundmi ka akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të Krye...
Politike
6 May 2024, 21:59
N.F
Ola Xama
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ulur rolin e bashkisë së Tiranës në...
Politike
6 May 2024, 21:37
N.F
Këlliçi
TIRANË- I deleguari politik për Tiranën, njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë së PD, Belind K&e...
Politike
6 May 2024, 21:31
N.F
Lala dhe Veliaj
TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK, për t'u pyetur lidhur me incener...
Politike
6 May 2024, 21:06
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për projektet e tij për kryeqytetin. Veliaji ftuar...