Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare
Nën moton "Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog.
16 May 2025, 12:51Nga r.ll
fotoja familjare
TIRANË- Udhëheqësit e 47 shteteve dhe organizatave europiane kanë realizuar foton familjare para nisjes së punimeve të samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Nën moton "Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog.
Diskutimet e samitit do të zhvillohen rreth tri tryezave tematike, të cilat reflektojnë orientimin strategjik të Evropës përballë krizave aktuale dhe të ardhshme. Një nga temat kryesore është siguria, me theks të veçantë te mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet për të forcuar kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të kontinentit.