Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai theksoi se në seancat plenare nuk duhet të ketë rend dite tjetër përveç diskutimit të kërkesave të protestuesve, duke shtuar se kryeministri duhet të përballet urgjentisht me opozitën dhe qytetarët në Kuvend.
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar këtë të enjte me debate të ashpra. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku ka kërkuar mbajtjen urgjente të një mocioni me debat me Ramën. Gjat fjalës së tij, Blushi u kërkoi deputetëve të mazhorancës të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të tregojnë të njëjtën kurajë që, sipas tij, ka shfaqur Marjana Koçeku.
Ai theksoi se në seancat plenare nuk duhet të ketë rend dite tjetër përveç diskutimit të kërkesave të protestuesve, duke shtuar se kryeministri duhet të përballet urgjentisht me opozitën dhe qytetarët në Kuvend. Blushi u shpreh më me tej se ndërkohë që Parlamenti Europian flet për kërkesat e protestuesve në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë refuzon të flasë për to. Sekretari i PL-së u shpreh me tone të ashpra se Parlamenti nuk mund të përfaqësojë vetëm interesat mafioze të Edi Ramës.
Ai kërkoi gjithashtu miratimin urgjent të ndryshimeve kushtetuese për kufizimin e mandatit të Kryeministrit në maksimum dy mandate. Sipas tij, mbështetja e kësaj nisme edhe nga Partia Demokratike dëshmon se pengesa kryesore për rotacionin politik dhe llogaridhënien është Edi Rama. Blushi deklaroi se Partia e Lirisë është e gatshme ta votojë menjëherë këtë ndryshim kushtetues, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për t’i dhënë fund, sipas tij, “pengmarrjes së qeverisjes”.
"Hapni sytë dhe veshët dhe dëgjoni zërin e qytetarëve ose tregoni për çfarë ju ka marrë peng Edi Rama që s’keni as kurajon që pati Marjana Koçeku. Edi Rama nuk mund t’u fshihet më sovranit dhe llogaridhënies. Nuk mund të ketë rend dite në seancë plenare veç kërkesave legjitime dhe shumë të drejta të protestuesve. Meqenëse Rama nuk ka as guxim dhe as këllqe të ballafaqohet me shqiptarët në shesh, të vijë të përballet në Kuvend urgjentisht! Parlamenti Europian flet për kërkesat e protestuesve në Tiranë, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë refuzon të flasë për to. A ka absurd më të madh? Parlamenti nuk mund të përfaqësojë vetëm interesat mafioze të Edi Ramës, por duhet të ketë kryeagjendë kërkesat e shqiptarëve.
Të votohet urgjentisht në Kuvend ndryshimi kushtetues për kufizimin e mandatit të Kryeministrit në vetëm 2 mandate. Mbështetja e kërkesës edhe nga PD tregon qartë se ka vetëm një pengmarrës të demokracisë, rotacionit, llogaridhënies, standardeve europiane të qeverisjes së mirë dhe lirive e të drejtave të shqiptarëve, i cili është Edi Rama. Partia e Lirisë shpreh vullnetin për ta miratuar menjëherë këtë ndryshim kushtetues, që i jep fund pengmarrjes mafioze të qeverisjes. Keni kurajon që pati Marjana Koçeku dhe braktisni varkën e Edi Ramës nëse nuk mendoni që të mbyteni bashkë me të. Kuvendi duhet të reagonte menjëherë për kërcënimet që ka marrë Neomalesorja nga bandat e lidhura me Edi Ramën," tha Tedi Blushi./Dosja.al
TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej dit&e...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se është e turpshme sesi PS fabriko...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se arsyeja se përse nuk ës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën në Tiranë, ku thekson se nuk ka asgjë ...
Edi Rama POLONI- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot dhe nesër në Konferencën për Rindërtimin e Ukrain&eum...
TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej shumë ditë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të gjatë të një qyteari, i cil...
Foto ilustruse Irlanda do ta marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) ...
Pierre Haski TIRANË- Analisti politik francez, Pierre Haski, ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në vendin tonë kundër ...
Ermelinda Meksi, Edi Rama TIRANË- Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama. Me an&eum...