25 June 2026, 10:12
Nga E. D
Edi Rama
POLONI- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot dhe nesër në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdańsk të Polonisë. Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.
Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit. Rama do të pritet nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konferencës, ku më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të saj.
“Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit”, thuhet ne njoftim.
Gjatë qëndrimit në Gdańsk, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me me homologë, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos. Në kuadër të agjendës, ai do të takohet gjithashtu me drejtues të kompanive ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të sektorit të energjisë dhe investimeve, me fokus nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësive të reja të zhvillimit.
Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës shërben si platforma kryesore ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, duke bashkuar aktorë publikë dhe privatë në funksion të rimëkëmbjes dhe transformimit afatgjatë të vendit./Dosja.al
edi rama
Politike
25 June 2026, 09:11
E. D
TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej shumë ditë...
Politike
25 June 2026, 08:08
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të gjatë të një qyteari, i cil...
Politike
24 June 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Irlanda do ta marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) ...
Politike
24 June 2026, 22:56
E.d
Pierre Haski
TIRANË- Analisti politik francez, Pierre Haski, ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në vendin tonë kundër ...
Politike
24 June 2026, 21:47
E.d
Ermelinda Meksi, Edi Rama
TIRANË- Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama. Me an&eum...
Politike
24 June 2026, 20:57
E.d
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin që Kryeministri Edi Rama, Taulant Balla dhe eksponentë t&e...
Politike
24 June 2026, 20:49
E. D
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokrartike ka reaguar lidhur me mashtrimet e mediave të qeverisë, sipas të cilave PD dhe Berisha nuk mb&...
Politike
24 June 2026, 19:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën. K&eum...
Politike
24 June 2026, 18:32
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u shoqërua me përplasj...
Politike
24 June 2026, 18:05
E. D
Erion Isai dhe Luçiano Boçi
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ...