12 February 2025, 15:30
Nga B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Po mbahet seanca në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët të cilët akuzohen si të përfshirë në abuzime me fondet publike.
Mësohet se gjatë seancë kryebashkiaku Veliaj ka pasur përplasje me një nga firmëtarët e kërkesës për arrestimin e tij, prokurorin Olsi Dado. Gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. Veliaj thotë se prokurori Dado i është paraqitur dy herë për leje ndërtimi, por ka mbetur i pakënaqur dhe i ka thënë Veliajt "do ta mbash mend".
Veliaj me tej i është drejtuar Dados që ose të largohet nga kjo çështje ose të rreshtohet me ndërtuesit e tjerë. Veliaj ka deklaruar gjithashtu se prokurori Olsi Dado e ka personale me atë.
"Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu,” është shprehur Veliaj.
Edhe në reagimin e tij të parë nga qelia Veliaj ka hedhur një mori akuzash ndaj Dados, teksa ka kursyer akuzat kundrejt firmëtarit tjetër të arrestimit të tij kryeprokurorit Altin Dumani.
Kryebashkiaku që në fjalinë e parë të reagimit të tij e etiketoi prokurorin Olsi Dadon, si "një prokuror lunatik". Veliaj shprehej më tej se Dado është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Veç kësaj, kryebashkiaku deklaroi gjithashtu se nuk ka për detyrë më të heshtë për çfarë i kanë parë sytë në sjelljen me familjen tij dhe për çfarë i kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut.
erion veliaj olsi dado
Politike
12 February 2025, 15:23
KLP
TIRANË - Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë. Gjat&...
Politike
12 February 2025, 15:16
B.Z
Pamje nga qelia
TIRANË - Janë publikuar pamjet nga qelia e paraburgimit ku u mbajt Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pr...
Politike
12 February 2025, 14:41
Dosja.al
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANË- Në Shqipëri, ku shumica e qytetarëve luftojnë për të paguar qiranë dhe faturat,...
Politike
12 February 2025, 14:52
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Prokuroritë e rajoneve të ndryshme të Kosovës kanë nisur hetime në disa pista për shkelje penale...
Politike
12 February 2025, 14:36
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, tha se pretendohe...
Politike
12 February 2025, 14:34
N.F
Rama dhe KLGJ
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Ram...
Politike
12 February 2025, 14:25
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka bërë një deklaratë për mediat ku k&eu...
Politike
12 February 2025, 13:50
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur fare dhe ashpër institucionet e reja të drejtësisë ditën e sotme. Gjatë...
Politike
12 February 2025, 14:19
M.B
Mark Rutte
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të...
Politike
12 February 2025, 13:59
M.B
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranë Erion Veliajt...