16 September 2026, 10:55
Nga E.d
Gjyqtari Charles Smith
HAGA- Gjyqtari Charles Smith teksa po lexonte aktgjykimin renditi atë që sipas provave të shqyrtuara gjatë procesit, ka ndodhur me personat e ndaluar nga ish komandantët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Gjyqtari u shpreh se 385 persona u ndaluan arbitrarisht nga anëtarët e UÇK-së, ndërsa shtoi se ZPS-ja provoi krimet e luftës.
Më tej, ai tha se provat tregojnë se ata u ndaluan si bashkëpunëtorë ose spiunë, ku shumë prej të ndaluarve ishin të lidhur me zinxhirë. Sipas tij, ndër ta kishte mësues, bujq, si edhe në disa raste gra dhe fëmijë. Trupi gjykues konstatoi se në qendrat e ndalimit në Kosovë dhe Shqipëri u krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, në ambiente si shkolla, stalla dhe bodrume.
"Shumë viktima u arrestuan në shtëpitë e tyre ose në rrugë. Shumë prej tyre u rrahën, u keqtrajtuan dhe iu konfiskuan sendet personale. Provat tregojnë se ata u ndaluan si 'bashkëpunëtorë' ose 'spiunë'. Shumë prej të ndaluarve ishin të lidhur me zinxhirë. Ndër ta kishte mësues, bujq, si edhe në disa raste gra dhe fëmijë. Nuk ka prova që ndonjëri prej tyre të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale apo në aktivitete që mund të përbënin kërcënim për UÇK-në. Viktimat u mbajtën në ndalim mbi bazën e thashethemeve. Midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, në 14 komuna të Kosovës, anëtarë të UÇK-së kryen veprime ose mosveprime ndaj 385 personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Trupi gjykues konstaton se Zyra e Prokurorit të Specializuar i vërtetoi krimet e luftës. Gjithashtu, trupi gjykues konstatoi se në qendrat e ndalimit në Kosovë dhe Shqipëri u krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, në ambiente si shkolla, stalla dhe bodrume", tha Smith./Dosja.al
gjyqtari charles smith
Politike
16 September 2026, 10:46
E.d
Charles Smith
HAGA- Trupa gjykuese në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillon seancën ndaj katër ish-krerëve të ...
Politike
16 September 2026, 10:38
I.A
Hage
HAGË- Trupi gjykues në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtri...
Politike
16 September 2026, 10:27
E.d
Pamje
KORÇA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Korçë i shoqëruar nga djali i tij Greg Rama. Në te...
Politike
16 September 2026, 10:28
I.A
Charles L. Smith III
HAGË- Kryesuesi i Trupit Gjykues në Hagë, Charles L. Smith III ka kërkuar nga të pranishmit në sallë...
Politike
16 September 2026, 10:21
E.d
Charles Smith
HAGA- Seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka nisur zyrtarish në Gjykatën e Specializuar në...
Politike
16 September 2026, 10:07
E.d
Nicolae Stefanuta
STRASBURG- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Stefanuta ka folur për protestat qytetare të cila...
Politike
16 September 2026, 10:11
I.A
Trupa gjykuese
HAGË- Sot vendoset për fatin gjyqësor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas nj...
Politike
16 September 2026, 09:22
E.d
Glauk Konjufca
HAGA- Zv.kryeministri i Kosovës Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë ku për pak minuta pritet të nis edhe seanca nd...
Politike
16 September 2026, 08:21
E.d
Edi Rama
ITALI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Napoli...
Politike
15 September 2026, 22:28
E. D
Gani Thaçi
KOSOVË- Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer p&eum...