19 July 2023, 11:09
Nga k.m.
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pretendon se postimi i bërë prej saj në rrjetin e saj social në Instagram, ku njofton se pas orës 19:00 shezlogët do jenë falas për të gjithë pushuesit në vend, është një montazh. Në fjalën e saj në emisionin "Wake up", Mirela Kumbaro shprehet se nuk ka postuar një njoftim të tillë në rrjetet e saj sociale, duke pretenduar se postimi nuk ndodhet në rrjetet e saj sociale, pasi ajo nuk e ka publikuar kurrë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Postimi
Neada Muçaj: Siç ka reklamë të mirë, ka dhe të keqe, rrjetet sociale kanë gjithçka në dorë sot dhe është bërë virale kohët e fundit, një postim ku ju shpreheni se pas orës 19:00 shezlonget do jenë falas, ka diçka të vërtetë këtu?
Mirela Kumbare: Ku është ky postimi im?
Neada Muçaj: Pra është një montazh po thoni?
Mirela Kumbare: Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës. Shumë faleminderit që ma dhatë këtë mundësi, unë thjesht e injorova në fundjavën kur qarkulloi. Është thjesht një montazh i rremë që nuk ka ekzistuar kurrë. Fotografia që shohim është marrë nga faqja ime e Instagramit, nuk është fare e Himarës. Është plazh publik në Sarandë, Bashkia e Sarandës gjej mundësinë ta falënderoj dhe një herë, ishte e para që nisi modelin e një plazhi publik, të organizuar nga bashkia me çadra e shezlonge të vendosura nga bashkia, pa pagesë për pushuesit të cilët duan të rinë në një plazh publik dhe jo në një plazh të menaxhuar.
Disa ditë më parë, ministrja vendosi ta fshijë njoftimin e postuar në Instagram. Ndoshta edhe sepse Dosja.al zbuloi se kjo nismë, më parë është miratuar nga Mali i Zi. Në Mal të Zi, shezlongët dhe çadrat do të jenë falas pas orës 17:00, ku pushuesit do të kenë mundësinë të kapin dhe rrezet e diellit të pasdites.
mirela kumbaro
Politike
19 July 2023, 10:02
I.A
Flutura Acka
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendi...
Politike
18 July 2023, 21:56
Taulant Balla
TIRANË- Taulant Balla njofton se i ka tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit, për lejimin ...
Politike
18 July 2023, 14:58
A.B
Arben Ahmetaj
Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financ...
Politike
18 July 2023, 13:32
k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, edhe pse nuk ndodhet në Shqipëri, duket se informohet për çdo ...
Politike
18 July 2023, 13:18
Marrëveshja politike jozyrtare PS- PSD për qarkun e Shkodrës, funksionon. Bashkimi i votave në Këshillin e Qarkut Shkodër, ka sj...
Politike
18 July 2023, 12:55
I.A
Komisioni per shendetesine
TIRANË- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar g...
Politike
18 July 2023, 13:06
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur 3 emra që sipas tij janë pronarët e inceneratorit të Tiran&e...
Politike
18 July 2023, 12:11
k.m.
Pamje nga Komisioni
TIRANË- Debate në Komisionin e Edukimit për projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjal&eu...
Politike
18 July 2023, 12:03
I.A
Jozefina Topalli
TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së në qarkun e Lezhës Jozefina Topalli ka deklaruar se këto jan&e...
Politike
18 July 2023, 11:54
I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca për të fituar, zgjedh...