12 February 2025, 10:42
Nga M.B
Foto ilustruese
FIER- Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, me vlerë në treg rreth 90 000 euro. Policia bën me dije se në pranga ka rënë E. M., 28-vjeç, dhe një prej blerësve, me iniciale R. N., 30-vjeç.
Mësohet se 28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza kokaine dhe kanabisi 30-vjeçarit dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin. Gjithashtu bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Fier/Finalizohet pas ndjekjes me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Price”.
Shiste Kokainë dhe Cannabis në doza, nga banesa e tij, në lagjen “Afrim i Ri”, arrestohet 28-vjeçari, me precedent në këtë fushë. Në pranga edhe një 30-vjeçar, si dhe në hetim 4 shtetas, blerës të dozave të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 508 gramë Kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro. Gjithashtu, sekuestrohen pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi implikimin e një shtetasi në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional dhe me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin policor të koduar “Price”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.
28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe Cannabisi, shtetasit R. N. dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier
Aktualitet
12 February 2025, 10:07
N.F
Spitali Rajonal Dibër
DIBËR- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në Dibër. Drejtoresha e...
Aktualitet
12 February 2025, 07:23
M.B
Foto ilustruese
PEQIN- Policia ka ushtruar kontrolle gjatë orëve të vona të natës në lokale dhe automjetet që qarku...
Aktualitet
12 February 2025, 07:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndryshe nga vjet, në këtë periudhë viti në Tiranë vihet re mungesë e pranisë së t...
Aktualitet
12 February 2025, 07:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paq&eum...
Aktualitet
11 February 2025, 22:55
M.B
Foto ilustruese
BRITANI-Britanisë së Madhe i ka kushtuar 1 milion paund dëbimi i 47 emigrantëve shqiptarë, të cilët po q...
Aktualitet
11 February 2025, 22:24
B.Z
Foto ilustruese
DIBËR - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Spitalin Rajona...
Aktualitet
11 February 2025, 22:08
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Një përplasje fizike ka ndodhur këtë të martë në Qendrën e Numërimit të...
Aktualitet
11 February 2025, 22:04
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale ku shkruan "Ardit Gjoklaj festo at...
Aktualitet
11 February 2025, 21:42
B.Z
Droga e sekuestruar
ITALI - Një operacion antidrogë i policisë Italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare ka sjellë z...
Aktualitet
11 February 2025, 21:34
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë më 26 nëntor 2019. Lëkundjet zgjatën të ...