18 August 2026, 22:10
Nga E.d
Avdullah Hoti
KOSOVA- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se aktualisht i gjithë procesi i themelimit të institucioneve është antikushtetues. Përmes një posti në rrjetet e tij sociale, Hoti shprehet se Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve.
Më tej ai thotë se funksionimi i Qeverisë në detyrë është jokushtetues, pasi Kryeministri në detyrë dhe disa ministra janë betuar si deputetë, dhe sipas ligjit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione në qeveri.
Ai ka deklaruar gjithashtu se ish-kryetarja e Kuvendit nuk mund të ushtrojë detyrën e presidentes pasi është betuar si deputete. Hoti e ka cilësuar Albin Kurtin dhe mbështetësit e tij si përgjegjës për situatën, duke akuzuar se vendi është futur në një gjendje kaosi dhe jokushtetutshmërie.
Postimi i tij
I gjithë procesi i themelimit të institucioneve që duhet të dalin nga zgjedhjet parlamentare është në terren jokushtetues.
1. Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve. Kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet.
2. Funksionimi i Qeverisë në detyrë është jokushtetues pasi Kryeministri në detyrë dhe disa ministra janë betuar si deputetë, dhe sipas ligjit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione në qeveri. Vendimet e kësaj qeverie janë qartësisht të kontestueshme. Për këtë ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme.
3. Nga betimi si deputete, ish Kryetarja e Kuvendit nuk mund të ushtrojë detyrën e Presidentes. Ajo nuk është më Kryetare e Kuvendit, pasi ajo legjislaturë është mbyllur me dhënien e betimit të 120 deputetëve të ri.
Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë. Vetëm dikush që kundër vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje kaosi dhe jokushtetutshmërie./Dosja.al
avdullah hoti kosova albin kurti
Politike
18 August 2026, 19:38
E.d
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar sot për të disk...
Politike
18 August 2026, 17:19
D.S
Kurti dhe Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur pasditen e kësaj të marte takimin e...
Politike
18 August 2026, 17:13
E.d
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në Presidencë,
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjat&eu...
Politike
18 August 2026, 16:18
E.d
Donika Emini, analiste politike
As zgjedhjet e reja dhe as një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i jepnin zgjidhje të...
Politike
18 August 2026, 14:50
D.S
Gëzim Topçiu
MALIQ- Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar për herë të par&e...
Politike
18 August 2026, 13:31
D.S
pd
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, ku e ka cilëzuar këtë sezon turistik si nj&...
Politike
18 August 2026, 12:50
D.S
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar dërgimin e një letre ...
Politike
18 August 2026, 11:57
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- I izoluar në qelinë e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, k...
Politike
18 August 2026, 10:44
D.S
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje për mungesën e partive o...
Politike
17 August 2026, 15:07
D.S
LDK
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës i është bashkuar PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë...