Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Shkuan në Strasburg të luanin letra e të pinin verë me Fredi Belerin"/ Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare
Në fjalën e tij, Muçi kritikoi ashpër përfaqësuesit politikë për udhëtimin e tyre në Strasburg, duke aluduar se fokusi i tyre nuk ishte te zgjidhja e problemeve të vendit, por te axhendat personale dhe takimet politike të panevojshme.
13 July 2026, 10:39Nga D.S
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti Redi Muçi ka zgjedhur një ton të ashpër dhe ironizues në seancën e sotme plenare, duke u ndalur te qëndrimi i mazhorancës dhe delegacioneve parlamentare.
Në fjalën e tij, Muçi kritikoi ashpër përfaqësuesit politikë për udhëtimin e tyre në Strasburg, duke aluduar se fokusi i tyre nuk ishte te zgjidhja e problemeve të vendit, por te axhendat personale dhe takimet politike të panevojshme.
Në fund të fjalës së tij, ai pati një thirrje të drejtpërdrejtë për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke e paralajmëruar për forcën e lëvizjes qytetare.
“Meqë kolegët nga të dyja palët shkuan në Strasburg për rezolutën, edhe pse disa shkuan të luanin letra, të pinin verë dhe të takoheshin me Fredi Belerin, kërkesa ime është që nuk mund të nënshkruajmë asnjë rezolutë me këtë mazhorancë, për sa kohë nuk merren parasysh kërkesat e protestuesve. Taulant, kujdes, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare. Milord, po ju them se populli jam unë. Sot më shtypni, por kur akulli të kriset, gjithçka merr fund. Dridhuni, Milord!”, u shpreh Muçi./Dosja.al