Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Shpata ishte aty në zyrë, por e dorëzova unë!" Rama "vlerëson" Dumanin: Njeri kurajoz, meriton gjithë respektin
Rama gjatë fjalës së tij, edhe njëherë tjetër foli me lëvdata për kreun e SPAK, por sipas tij, “shpatën” e drejtësisë ia dha Partia Socialiste.
22 April 2025, 19:23Nga M.B
Edi Rama
GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat. Rama gjatë fjalës së tij, edhe njëherë tjetër foli me lëvdata për kreun e SPAK, por sipas tij, “shpatën” e drejtësisë ia dha Partia Socialiste. Ai vijoi të theksonte se më parë Dumani, ndonëse prokuror, nuk ka thirrur një person me pushtet pokitik.
“Kur ne morëm detyrën, nuk kishin respekt dhe besim, por tani i shihni vetë çfarë transformimi kemi bërë. Altin Dumani, njeri kurajoz dhe meriton gjithë respektin. Por ai nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vjet, prej vitesh punonte prokuror. Asnjë nuk e dinte që ekzistone, si ka mundësi që ky prokuror i ndershëm nuk ka thirrur një person me pushtet pokitik më parë? Çfarë e ka bërë këtë dallim? Ka ndryshuar komplet Shqipëria, prandaj ai Altini sot merr këdo në pyetje. Ishte Partia Socialiste ajo që i dha shpatën. Shpata ishte aty në zyrë, por e dorëzova unë", tha Rama.